LAJMI I FUNDIT:

Tre persona lëndohen në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë

Tre persona lëndohen në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.


“Në fshatin Bresje, Fushë Kosovë, pas pak orës 22:00 ka ndodh një aksident mes dy veturave, ku janë lënduar tre persona”, tha Krasniqi për Telegrafin.

Ai shtoi se me rastin janë duke u merr njësitet policore të trafikut.

Ndryshe ditë më parë Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë bërë lansimin e fushatës “10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore”, që ka për qëllim sensibilizimin e pjesëmarrësve në komunikacion për qarkullim të sigurt.

Broshura që rikujton disa nga shkeljet që rrezikojnë jetën e pjesëmarrësve në trafik, është shpërndarë te vozitësit që kanë qarkulluar përmes pikës kufitare Kosovë – Serbi, ndërsa do të vazhdojë të shpërndahet edhe në pikat kufitare të tjera./Telegrafi/

Fotografitë nga aksidenti: