LAJMI I FUNDIT:

Me “10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore”, drejt një komunikacioni më të sigurt

Me “10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore”, drejt një komunikacioni më të sigurt

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, të mërkurën ka bërë lansimin e fushatës “10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore”, vazhdimësi e aktiviteteve të MIT drejt sensibilizimit të pjesëmarrësve në komunikacion për qarkullim të sigurt.

“Zëvendësministri i MIT-së, Idriz Selimaj, i cili bëri edhe hapjen e kësaj fushate në pikën kufitare në Merdare, theksoi se MIT, me anë të kësaj fushate, ka për synim uljen e numrit të aksidenteve, veçanërisht gjatë sezonës së verës, ku edhe rritet numri i përgjithshëm i mjeteve qarkulluese.

Broshura që rikujton disa nga shkeljet që rrezikojnë jetën e pjesëmarrësve në trafik, është shpërndarë te vozitësit që kanë qarkulluar përmes pikës kufitare Kosovë – Serbi, ndërsa do të vazhdojë të shpërndahet edhe në pikat kufitare të tjera”, thuhet në njoftimin për media.


Iniciativa e sotme është bashkëpunim i MIT-së dhe Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Berisha: Policët vepruan sipas detyrës – paraburgimi po kërkohet për shkak të tensioneve me familjarët

Berisha: Policët vepruan sipas detyrës – paraburgimi po kërkohet për shkak të tensioneve me familjarët

Lajme
Qeveria në detyrë merr gjashtë vendime të reja

Qeveria në detyrë merr gjashtë vendime të reja

Lajme
Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Lajme
Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, përfundoi seanca dëgjimore ndaj 5 policëve

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, përfundoi seanca dëgjimore ndaj 5 policëve

Drejtësi
Xhandarmëria serbe me simbole ruse, Islami: Nuk është rastësi, por sinjal shqetësues

Xhandarmëria serbe me simbole ruse, Islami: Nuk është rastësi, por sinjal shqetësues

Lajme
Mickoski: Bullgaria ka agjendë dhe plan të qartë, shkatërrimin e kombit dhe identitetit maqedonas

Mickoski: Bullgaria ka agjendë dhe plan të qartë, shkatërrimin e kombit dhe identitetit maqedonas

Politikë
Kalo në kategori