LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: De Ligt lojtar i ri i Juventusit, italianët zbulojnë shifrën e transferimit

Zyrtare: De Ligt lojtar i ri i Juventusit, italianët zbulojnë shifrën e transferimit

Juventusi ka zyrtarizuar tashmë mbrojtësin holandez, Matthijs de Ligt, si lojtarin e tyre më të ri.

De Ligt arriti dje (e mërkurë) në Itali dhe kreu me sukses testet mjekësore te klubi i madh italian.


Sot (e enjte) Juventusi ka zyrtarizuar holandezin si lojtarin e tyre të ri, duke zbuluar se kanë nënshkruar kontratë pesë vjeçare.

Të gjitha lajmet rreth Matthijs de Ligt
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Matthijs de Ligt

Përveç kësaj, klubi italian ka zbuluar se transferimi nga Ajaxi iu ka kushtuar 75 milionë euro, shifër që mund të rritet deri në 85 milionë.

“Juventus Football Club SpA njofton se marrëveshja me Amsterdamsche Football Club Ajax NV për blerjen përfundimtare të të drejtave të regjistrimit të lojtarit Matthijs de Ligt është arritur për një shumë prej 75 milionë euro, e pagueshme për pesë vite financiare, dhe kosto shtesë prej € 10,5 milionë euro”.

“Juventusi dhe lojtari kanë nënshkruar një kontratë 5-vjeçare deri më 30 qershor 2024”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

Kuptohet që 10.5 milionë euro shpenzime shtesë shkojnë drejt komisionit për agjentin e tij Mino Raiola, ndërsa lojtari do të fitojë 12 milionë euro në vit, së bashku me bonuse. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Premier League
Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Premier League
Kalo në kategori