LAJMI I FUNDIT:

Unai Emery pret që Arsenali të nënshkruajë me tre ose katër lojtarë të shtrenjtë

Unai Emery pret që Arsenali të nënshkruajë me tre ose katër lojtarë të shtrenjtë
Foto: Unai Emery/Twitter

Unai Emery ka zbuluar se Arsenali pret të nënshkruajë me “tre ose katër lojtarë të shtrenjtë” para përfundimit të afatit kalimtar të verës.

Londinezët gjatë sezonit të kaluar kanë pasur probleme të mëdha në fazën e mbrojtjes teksa së fundi ka paralajmëruar largimin edhe kapiteni, Laurent Koscielny.


Ardhja e vetme e re deri më tani ka qenë adoleshenti Gabriel Martinelli, i cili klubit i ka kushtuar shtatë milionë euro.

Por klubi po punon rreth arritjes së marrëveshjeve për William Saliban dhe Kieran Tierney, ndërsa gjithashtu interesohen për Dani Ceballosin dhe Wilfried Zahan.

Duke folur përpara miqësores ndaj Bayern Munichut, trajneri ka thënë “Synimi ynë është që të marrim tre ose katër lojtarë që vërtet do ta përmirësojnë skuadrën tonë. Ne po kërkojmë që të nënshkruajmë me lojtarë shumë të shtrenjtë”.

Ndryshe, Arsenali gjatë sezonit të kaluar nuk ka arritur që të zë një vend që e dërgon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori