LAJMI I FUNDIT:

Menaxheri i Modricit takohet me Bobanin, kroati drejt Milanit

Menaxheri i Modricit takohet me Bobanin, kroati drejt Milanit

Vlade Lemic, menaxheri nga Banja Luka, i cili e shiti Luka Modricin në Real Madrid po qëndron në Milano, në të njëjtin rast, si verën e kaluar: transferimit e kroatit te ekipi kuqezi.

Vitin e kaluar ai u përpoq, por nuk pati sukses ta transferojë mesfushorin në Inter dhe tani dëshiron ta dërgoj te Milani.


Natën e fundit, ekskluzivisht raportohet se Lemic kaloi ditën në Casa Milan, selinë e Rossonerëve duke bërë negociata me zyrtarët e klubit italian rreth transferimit të “Topit të Artë”.

Ndërkohë, madrilenët do të kursenin shumë para nga shitja e Modricit, i cili ka një pagë vjetore prej 12.5 milionë euro me shpërblime. Milan, natyrisht, nuk ka shumë para për lojtarin dhe mesfushori do të duhet të heqë dorë nga një pjesë e madhe e pagës së tij në Real.

Prandaj Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban, personazhet kryesore të Milanos re, por kërkojnë që të bëjnë një ekip që do t’i dërgoj në Ligën e Kampionëve.

Boban shpreson ta transferojë Modricin te Milani
Lexo po ashtu Boban shpreson ta transferojë Modricin te Milani

Modric do të ishte udhëheqësi ideal i Milanit të ri, veçanërisht të Bobanit pasi që ky i fundit po angazhohet në gjetjen e një mesfushori krijues të klasit botëror dhe me lojtarin, si dhe menaxherin e tij janë miq të mirë.

Ndryshe, lojtari që pas dy muajve do të mbush 34 vjet ka fituar të gjitha trofetë e mundshme ku është paraqitur Reali gjatë shtatë vjetëve të fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori