LAJMI I FUNDIT:

Stefanova: Nuk është e saktë se ka pasur bastisje në shtëpinë time

Stefanova: Nuk është e saktë se ka pasur bastisje në shtëpinë time

Prokurorja e PSP-së, Lile Stefanova, në konferencën e sotme për shtyp, hodhi poshtë informacionin se ishte bërë bastisje në shtëpinë e saj, duke shtuar se ajo nuk ka frikë për të ardhmen e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk është e vërtetë se ka pasur bastisje në shtëpinë time. Nuk kam frikë për të ardhmen time dhe nuk kam arsye për t’u përfshirë. Nuk e di nëse Janeva duhet të ketë frikë”, tha Stefanova.

Prokurorja e PSP-së publik Katica Janeva dha dorëheqje dje, ndërsa u publikuan edhe informacione se policia ka bastisur shtëpinë e saj dhe prokurores Stefanova.


Stefanova në një deklaratë për media tha se ajo nuk ka nënshkruar ndonjë vendim për lirimin nga paraburgimi për personin e dyshuar, as të kthejë dokumentet e udhëtimit.

“Të gjitha vendimet çdo listë që dilnin i nënshkruante vetëm Janeva dhe kur mungonte e autorizonte ndonjë prokuror. Unë nuk kam nënshkruar asnjë vendim për vendosjen në arrest shtëpiak apo për dhënien e dokumenteve të udhëtimit të Pandelevskit”, tha Stefanova./Telegrafi/