Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, priti në takim Presidentin e Unionit Ndërkombëtar të Përmbaruesve, Mark Schmitz, i cili po qëndron në Republikën e Kosovës me rastin e shënimit të pesë vjetorit të përmbarimit privat në Kosovë.
Sipas njoftimit për media, ministri Tahiri e njoftoi Schmitz se profesionet e lira ligjore, në mesin e të cilave edhe përmbarimi, përbëjnë sistem që i përgjigjet një modeli dhe standardi me të ardhme të sigurt.
Në njoftim thuhet se Tahiri potencoi se së shpejti do të publikohen edhe konkurset për të mbushur pozitat vakante për përmbarues privat.
“Këto pozita do të shpallen në bazë të analizave të bëra, sidomos për ato zona gjeografike ku nuk ka prezencë të mjaftueshme për të ofruar shërbimet përmbarimore, duke përfshirë edhe në disa komuna të banuara kryesisht nga komunitetet jo-shumicë”, ka thënë ai.
Në njoftim thuhet se Schmitz përgëzoi Ministrinë e Drejtësisë dhe Odën e Përmbaruesve Privat për të arriturat dhe kontributin e përmbarimit privat në fuqizimin e sistemit të drejtësisë.
Ai u zotua për avancimin e bashkëpunimit mes Unionit Ndërkombëtar të Përmbaruesve dhe Odës së Përmbaruesve Privat të Republikës së Kosovës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe