Zyrtare: Liga Premier vendos rregulla të reja, tani do shikohen ndeshjet e ndërsjella
Liga Premier ka njoftuar klubet se ka vendosur të bëjë ndryshime para fillimit të sezonit 2019/20.
Kanë mbetur më pak se një muaj deri në nisjen e sezonit të ri në Ligën Premier, por bordi drejtues tashmë ka njoftuar klubet në lidhje me ndryshimet e reja.
Liga Premier ka njoftuar tashmë klubet se nga sezoni i ri do të shikohen ndeshjen mes vete nëse klubet përfundojnë me pikë të barabarta për të vendosur titull, përcaktuar një vend në Evropë apo për të rënë nga kategoria.
“Nëse dy ose më shumë klube përfundojnë me pikë të barabarta në tabelë kur konkurrojnë për titull ose kualifikimin në garat evropiane, ose kur janë në rrezik nga rënia nga kategoria, rezultate e tyre mes vete tani do të përdoren për t’i zgjedhur ato”, thuhet fillimisht në njoftimin e Ligës Premier.
“Në sezonet e mëparshme, ekipet e përfshira në këto beteja specifike që përfunduan me të njëjtat pikë, diferencë të golave dhe numrin e golave të shënuar do të ndesheshin kundër njëri-tjetrit në një lojë. Por, kjo ndeshje shtesë tani ka më pak gjasa”.
Head-to-head results to be used to separate teams
The new #PL rule: https://t.co/E2InH2KArO pic.twitter.com/LpzJxJBpCs
— Premier League (@premierleague) July 15, 2019
“Në sezonin 2019/20 skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë në duelet e ndërsjella mes skuadrave që kanë pikë të barabarta, diferencës së golave dhe numrit të golave të shënuar, do të marrë vendin më të lartë në tabelë, ndërsa skuadra me më pak do të marrë vendin më të ulët”.
“Nëse klubet kanë të gjitha të dhënat e barabarta, skuadra që shënoi më shumë gola si mysafirë në ndeshjet mes vete do të fitojë pozitën më të lartë”.
“Vetëm nëse klubet mbeten prapë të barabartë atëherë do të organizohet një lojë në fushë neutrale, me formatin, kohën dhe vendin që përcaktohet nga Bordi i Ligës Premier”, mbyllet njoftimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
E kryer, Mërgim Vojvoda largohet nga Torino – por mbetet në Serie A
Ronaldo flet haptas për rivalitetin me Messin dhe raportin që kishte me argjentinasin
Barcelona synon ta përforcojë mesfushën me transferimin e yllit të Ligës Premier
“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez
"Interi ishte madhështor, por nuk na u dha një penallti e pastër" - Inzaghi ankohet në fatin e keq dhe vendimet e gjyqtarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet