LAJMI I FUNDIT:

Liga Premier me gjashtë rregulla të reja nga sezoni 2019/2020

Liga Premier me gjashtë rregulla të reja nga sezoni 2019/2020

Ashtu edhe siç u bë e ditur, VAR-i do të futet në Ligën Premier për herë të parë që nga sezoni 2019/2020, për ta lehtësuar edhe më shumë punën e gjyqtarëve.

Sidoqoftë, VAR-i nuk do të jetë i vetmi ndryshim në ligën e Anglisë. Bordi Ndërkombëtar i Futbollit në Angli (IFAB) ka bërë të ditur se në sezonin e ri do të ndryshohen disa rregulla. Liga Premier pritet që t’i ketë gjashtë rregulla të reja nga sezoni i ri, e të cilat do të hyjnë në fuqi që nga 1 qershori i këtij viti.


Të gjitha lajmet nga Premier League
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Premier League

Këto do të jenë gjashtë rregullat e reja që do të futen në Ligën Premier nga sezoni 2019/2020:

Loja me dorë

Ka pasur disa rishikime të lojës me dorë në një ndeshje në pjesën e sulmit të skuadrës kundërshtare, por që tani do të jetë më e qartë. Loja me dorë nëse është e paqëllimshme nga ana e lojtarit, nuk do të referohet për penallti, por do të jetë si një gjuajte e lirë për anën kundërshtare.

Gjuajtjet e lira

‘Muri i gjallë’ siç njihet në futboll, më nuk do të vlejë për skuadrën kundërshtare. Te muri do të vendosen vetëm lojtarët e njërës ekip dhe jo më të dyja ekipet. Kjo gjë do ta lehtësojë më shumë punën e portierëve, që nganjëherë nuk mund ta shohin topin nga lojtarët kundërshtarë.

Penalltitë

Ky nuk është lajm i mirë për portierët. Ata nuk do të lejohen që të jenë jashtë vijës së portës apo edhe t’i prekin shtyllat e portës.

Zëvendësimet

Për të mos e humbur shumë kohën e ndeshjes, lojtarët që janë në fushë, në momentin që numri i tij shfaqet për zëvendësim, do të largohet nga fusha nga vija më e afërt anësorë që është dhe jo të vije më në qendër të fushë që ta kompletojë zëvendësimin.

Kartonët e verdhë dhe të kuq për trajnerët

Trajnerët e skuadrave duhet të kenë më shumë kujdes para se të ndëshkohen me kartonë të verdhë apo të kuq. Ata do të dënohen në të njëjtën mënyrë si lojtarët, andaj mund të mbesin deri së paku në tri ndeshje jashtë drejtimit të skuadrës.

Rregulli i lëshimit të topit

Rregulli e lëshimit të topit duket se tashmë i takon të kaluarës. Në sezonin e ri, një gjë e tillë më nuk do të përsëritet, pasi nëse një top është i diskutueshëm, atëherë do t’i kthehet skuadrës që e kishte herën e fundit në këmbë.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori