LAJMI I FUNDIT:

Barcelona bëri përpjekjen e fundit të dëshpëruar, por De Ligt ka zgjedhur Juventusin

Barcelona bëri përpjekjen e fundit të dëshpëruar, por De Ligt ka zgjedhur Juventusin

Barcelona bëri një përpjekje të fundit të dëshpëruar për të rrëmbyer Matthijs de Ligt, i cili pritet të kryej sot (e hënë) testet mjekësore për t’u transferuar te Juventusi.

Mbrojtësi i Ajaxit kishte pranuar kushtet personale të Juves javë më parë dhe dy klubet gjithashtu me sa duket kanë arritur marrëveshje për një pagesë transferimi për 65 milionë euro plus bonuse.


Sipas gazetës Mundo Deportivo, Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu e thirri De Ligt personalisht për të kërkuar një takim me të, për të cilin o njoftua edhe agjenti i holandezit, Mino Raiola.

Juventusi pajtohet t'i paguajë Ajaxit çmimin e kërkuar për De Ligt, zyrtarizimi afër
Lexo po ashtu Juventusi pajtohet t'i paguajë Ajaxit çmimin e kërkuar për De Ligt, zyrtarizimi afër

Në këtë pikë, Raiola i tha Barcelonës se një takim mund të ndodhë vetëm nëse ata përputhen si me tarifën e transferimit të Juventusit ashtu edhe me kushtet personale.

Megjithatë, Blaugranët u tërhoqën dhe përfundimisht braktisën shpresat e tyre për nënshkrimin ne De Ligt.

De Ligt thuhet se ka nënshkruar një kontratë marramendëse me Juventusin
Lexo po ashtu De Ligt thuhet se ka nënshkruar një kontratë marramendëse me Juventusin

19-vjeçari pritet të arrij në Torino këtë mbrëmje, kështu që ai mund t’i nënshtrohet testeve mjekësore nesër (e martë) në mëngjes.

Juventusi shpreson të kryej transferimin me këtë datë, pasi është një vit nga dita që Cristiano Ronaldo u ul në aeroportin e Caselle. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori