Në fshatin Bllagajë të Pejës në oborrin e një shtëpie janë gjetur disa mjetë të pashpërthyera.
Një lexues i Telegrafit ka dërguar disa fotografi ku shihet KFOR-i i cili është duke bërë dëminimin e zonës.
Sipas informatave të këtij lexuesi pronari kishte vendosur të shtronte oborrin e shtëpisë me ‘kocka’ dhe kishte hasur në municion.
Në vend të ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës për t’u kujdesur për sigurinë.
Telegrafi ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, për të marrë informata lidhur me këtë rast.
Ibraj ka thënë se janë janë gjetur disa mjetë shpërthyese dhe se sipas tij nuk i përkasin luftës së fundit.
“Janë gjetur disa mjete shpërthyese. Janë nën përkujdesjen e Policisë dhe të KFOR-it, ata janë në vend të ngjarjes, që t’i sigurojnë. Siç mendohet këto mjete shpërthyese nuk janë të kësaj kohe të luftës së fundit, por janë të luftës së dytë botërore. Shpresojmë të mos shpërthejnë ta dëmtojnë dikënd, por masat e sigurisë i ka ndërmarr Policia”, ka thënë ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe