LAJMI I FUNDIT:

Operacion i madh policor në rajonin e Gjakovës, kontrollohen lokacione të dyshimta për lojëra fati

Operacion i madh policor në rajonin e Gjakovës, kontrollohen lokacione të dyshimta për lojëra fati

Policia e Kosovës, më saktësisht Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar ka ndërmarr një operacion në rajonin e Gjakovës.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se me urdhërin e Gjykatës kompetente po bëhet kontrollë në nëntë lokacione të ndryshme.


Operacioni i quajtur “Basti”, ka për qëllim bizneset e lojërave të fatit.

“Ju konfirmoj se sot në ora 19:15 ka filluar implementimi i një plani operativ i emëruar “BASTI”,  ku bazuar në urdhërin e  Gjykatës kompetente po bëhet kontroll në nëntë (9) lokacione të ndryshme në rajonin e Gjakovës. Operacioni policor udhëhiqet nga Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar në mbështetje edhe të njësiteve tjera të specializuara të Policisë së Kosovës”, ka thënë Hoxha./Telegrafi/