LAJMI I FUNDIT:

Rasti Griezmann: Atletico Madridi tronditë Barcelonën, zbulon bisedimet e fshehta të katalunsave me lojtarin dhe bllokon transferimin

Rasti Griezmann: Atletico Madridi tronditë Barcelonën, zbulon bisedimet e fshehta të katalunsave me lojtarin dhe bllokon transferimin
Antoine Griezmann . (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Atletico Madridi nuk e ka pritur aspak mirë deklaratën e presidentit të Barcelonës, Jose Maria Bartomeu, ku ky i fundit zbuloi se ka pasur takim me drejtuesit e këtij klubi për Antoine Griezmann.

Klubi madrilen ka reaguar me anë të një komunikate për shtyp ku ka akuzuar Barcelonën dhe lojtarin për negociatat e hershme që kishin filluar midis palëve që në muajin shkurt.

Në fund të komunikatës Atletico ka treguar se e ka njoftuar Griezmannin se duhet të paraqitet në fundjavë në ambientet e klubit për të filluar stërvitjet.


Deklarata e Atletico Madridit

Duke marrë shkas nga deklaratat e bëra sot nga presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu në lidhje me lojtarin tonë Antoine Griezmann, Atletico kërkon të bëjë publike detajet e mëposhtme:

Më datë 14 maj, Antoine Griezmann informoi drejtuesin Miguel Angel Gil Marin, trajnerin Diego Simeone dhe drejtorin sportiv Andrea Berta mbi vendimin e tij për t’u larguar nga klubi në fund të sezonit. Në ditët e mëvonshme ne mësuam se lojtari kishte arritur një marrëveshje në muajin mars me Barcelonën, vetëm pak ditë pas eliminimit tonë nga Liga e Kampionëve ndaj Juventusit, si dhe negociatat për kushtet e kontratës kishin filluar që në mes të muajit shkurt.

Lidhur me një deklaratë të bërë sot nga presidenti Bartomeu, ne duam të informojmë se është e vërtetë që ditën e djeshme ka pasur një takim midis Miguel Angel Gil Martin dhe drejtorit ekzekutiv të Barcelonës, Oscar Grau.

Në atë takim Barcelona shprehu dëshirën që të aktivizojë klauzolën e largimit të Antoine Griezmann, sapo kjo klauzolë të zbresë nga 200 milionë euro në 120 milionë euro, ndër të tjera u kërkua një shtyrje e pagesës së klauzolës së lartpërmendur.

Natyrisht përgjigja jonë ishte negative, kjo për faktin se sjellja e klubit të Barcelonës dhe lojtarit ka qenë fyese për Atleticon Madridin dhe fansat tanë.

Si rezultat i gjithë kësaj, sot, Atletico Madrid, i ka kërkuar lojtarit nëpërmjet motrës së tij që është njëkohësisht agjente e Grirzmann, që ai të paraqitet të dielën në ambientet e klubit për të qenë pjesë e fazës përgatitore bashkë me pjesën tjetër të shokëve, diçka të cilën e ka të detyruar bazuar në kontratën që ekziston midis palëve.

Antoine Griezmann . (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Me anë të kësaj komunikate për shtyp , Atletico Madridi dëshiron të shprehë pakënaqësinë e madhe për sjelljen e  Barcelonës, që bindi lojtarin tonë të shkëputej nga ne gjatë zhvillimit të sezonit, në një moment kur klubi ishte në garë në Ligën e Kampionëve , por edhe në kampionat ndaj vetë Barcelonës, diçka kjo që mendojmë së është në shkelje të rregullave të vendosura për periudhat e negociatave për lojtarët dhe që cenojnë integritetin e garës.

Tashmë transferimi i Griezmann te Barcelona ka marr dimension tjetër dhe duket se po futet në një rrugë të rrezikshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Maresca kthen te Chelsea top yllin e përjashtuar

Maresca kthen te Chelsea top yllin e përjashtuar

Premier League
Portugalia me nderim special për Cristiano Ronaldon

Portugalia me nderim special për Cristiano Ronaldon

Përfaqësueset
Renditen 100 talentët më të mirë në botë - përfundon debati për Endrick dhe Yamal

Renditen 100 talentët më të mirë në botë - përfundon debati për Endrick dhe Yamal

Ndërkombëtare
Rivaldo ka parë diçka shqetësuese te Vinicius dhe Mbappe

Rivaldo ka parë diçka shqetësuese te Vinicius dhe Mbappe

La Liga
Asnjë lojtar nuk e ka arritur këtë statistikë për gati 80 vjet, a mundet Haalandi të shtunën?

Asnjë lojtar nuk e ka arritur këtë statistikë për gati 80 vjet, a mundet Haalandi të shtunën?

Premier League
Super kompjuteri rendit shanset e çdo skuadre për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Super kompjuteri rendit shanset e çdo skuadre për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori