Komuniteti rom në Maqedoni ndjehet i fyer nga fjalori i Rashkovskit (Video)
Senada Sali është ish-studente e sekretarit gjeneral të Qeverisë Dragi Rashkovski.
Ajo tani punon si juriste në Qendrën Evropiane për të Drejtat e Romëve, megjithatë thotë se është e zhgenjyer nga ish-profesori i saj për të cilin thotë se nuk ka menduar se mund të ketë stereotipe për romët.
“Megjithatë publikimi i bisedës m’i hapi sytë mua dhe shumë miqve të tij, siç deklaron edhe ai vetë se ka milion miq romë. Faktikisht edhe zyrtarët shetetërorë që janë pjesë e kësaj qeverie ende kanë stereotipe të mirë grumbulluara për bashkësinë rome dhe lirisht mund të na quajnë ‘ciganë’ ”, u shpreh Senada Sali, juriste.
Regjimi për romët nuk ka ndryshuar sepse stereotipet ende ekzistojnë, madje dhe në mesin e politikavëve, shton Senada.
“Pikërisht përdorimi i në këtë kontekst, ciganë, popull i egër, popull që nuk mund të shkollohet, të jetë në të njejtin nivel em të tjerët, në një farë mënyrë është bërë normalitet. Madje edhe vetë prokuroria Publike këtë tip të gjuhës nuk e ndëshkon si gjuhë të urrejtjes por thotë se është liri e të shprehurit”, tha Senada Sali, juriste.
Kreu i partisë opozitare “Forca demokatike e romëve” Shaban Saliu thotë se fjalët e Rashkovskit i prekin ndjenjat e romëve, e nëse vërtetohen edhe parregullsitë në tenderim, ai duhet të japë dorëheqje.
“Si për bashksinë time etnike, por edhe për bashkësi të tjera po të përdorën fjalë të shpifura, vlerësoj se është e trishtë për vetë personin që i përdorë ato shprehje. Ajo është sjellje dhe mënyrë e të shprehurit, gjuhë e urrjejtes nga ai person që nuk mund të justifikohet me fjalë, të them çfarëdo, të ofendoj dhe në fund të kërkoj falje”, theksoi Shaban Saliu, kryetar i “Forca Demokratike e Romëve.
Ndryshe mendon partneri i koalicionit qeverisës, deputeti Samka Ibraimovski. Thotë se të gjithë gabojnë andaj pas kërkimit të faljes, romët duhet ta falin Rashkovski për gabimin, për të cilin sipas deputetit, nuk është e nevojshme të jepet dorëheqje.
“Me kërkim të faljes mendoj se secili duhet ta falë. Po falen gjera shumë më të rënda, e falëm 27 prillin, lerë më për një fjalë që e tha, uën personalisht si rom nuk ia marr për të keq, sepse kërkoi falje dhe dje mu lajmërua dhe më tha Samka kërkoj ndjesë, nëse diçka, sepse ishte një moment kur e thash atë fjalë”, potencoi deputeti, Samka Ibraimovski.
Dje pati një reagim edhe nga partneri tjetër i koalicionit Amdi Bajram i cili e arsyetoi Rashkovskin duke thënë se shprehjen mund ta ketë përdorur në eufori e sipër.
Sekretari qeveritar Rashkovski u ka kërkuar falje si romëve po ashtu edhe italianëve për gjuhën e përdorur në bisedën gjatë takimit në qeveri. /TV21/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
A po i rehabiliton shteti të dënuarit për tensionet në veri?
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri