Disa burra të maskuar kanë tentuar ta rrëmbejnë në Moskë në mes të ditës një biznesmen rus.
Në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë, mund të shihet se si biznesmeni së bashku me gruan dalin nga vetura të qetë dhe nisen drejt shtëpisë së tyre, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, ai vëren se diçka nuk është në rregull dhe fillon të vrapon. E duke parë se gruaja e tij ishte afër, kthehet në të djathtë duke shpresuar se ata nuk do t’i bëjnë keq gruas së tij.
Rrëmbyesit shihen duke shtënë mbi të disa herë, por asnjë nga plumbat nuk e qëllon. E për fat të mirë, aty pranë kalon një patrullë e policisë që intervenon me shpejtësi e personat e maskuar përfundojnë në pranga.
Siç raportojnë mediat ruse, viktima udhëheq një agjencion që japë me qira vetura dhe së fundmi kishte pasur problem me një klient. E dyshohet se ky klient ka gisht në këtë tentim vrasje apo rrëmbim, duke dashur që mosmarrëveshjen ta përfundojë “sipas mënyrës së tij”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një epokë e re diplomacie – çfarë do të thotë për botën njohja e Palestinës nga Irlanda, Spanja dhe Norvegjia
Stacioni më i thellë i metrosë në botë gjendet në Azi – do t’ju bllokohen veshët gjatë ecjes
Municionet perëndimore ngadalësuan përparimin e rusëve drejt Kharkivit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251