Edgar Parks Snow (1905-1972) është gazetar amerikan i njohur për librat dhe artikujt mbi revolucionin komunist kinez. Ai është gazetari i parë perëndimor i cili intervistoi liderin komunist Mao. Një nga librat e tij më të famshëm është “Një yll i kuq mbi Kinën” (1937), libër ku përshkruhet lëvizja komuniste kineze nga themelimi i saj deri në fund të viteve 1930-të.
Snow studioi gazetari në Universitetin e Misurit, por shumë shpejt do të transferohej për në Nju-Jork para diplomimit. Gjatë kësaj periudhe bëri para duke luajtur në tregun e aksioneve dhe i shiti ato para se të binte Wall Street më 1929. Duke dashur t’i përdorë paratë u angazhua në një turne botëror në vitin 1928 dhe qëndroi në Kinë deri në vitin 1941. Shumë shpejt gjeti punë në një gazetë javore kineze, të quajtur “China weekly Reviw”, që drejtohej nga J. B. Powell – shoku i tij i diplomuar në të njëjtin universitet si Snow. Në vitet e hershme të tij ai kishte qenë entuziast për Chiang Kain, duke thënë se në kabinetin e tij kishte më shumë të diplomuar nga Harvardi se Roosvelti.
Në vitin 1932 u martua me Helen Fosterin, e cila në atë kohë punonte në Konsullatën amerikane dhe shumë shpejt do ta linte këtë punë për të nisur punën si gazetare. Pas muajit të mjaltit në Japoni, çifti u zhvendos për në Beiping. Në këtë kohë përgatit librin “Fronti i lindjes së largët”, ku paraqet artikuj të asaj periudhe. Përmes kontakteve me rrjetin nëndheshëm komunist, çifti u ftua për të vizituar selinë e Mao Zedongut.
Në qershor të vitit 1936, Snow ishte duke u përgatitur të shkruante një libër mbi lëvizjen komuniste kineze dhe deri në atë periudhe kishte realizuar intervista me krerët më të lartë të partisë. Librin e ardhshëm “Një yll i kuq mbi Kinën” nisi ta publikonte fillimisht në gazetë.
Libri u botua së pari në Londër më vitin 1937 dhe ishte një mënyrë që Perëndimi të njihte Kinën. Për herë të dytë Snow e vizitoi Maon në vitin 1939.
Ai dhe gruaja e tij u kthyen në SHBA më vitin 1941 por u divorcuan pas luftës. Më 1942, Saturday Evening Post e dërgoi si korrespodent lufte. Udhëtoi në indi, Kinë e Rusi për të raportuar mbi Luftën e Dytë Botërore… Raportet e tij për luftën shpeshherë kanë sjellë reagime të ashpra.
Në vitin 1960 u kthye në Kinë dhe më 1964 intervistoi Maon dhe Zhou Enlain. Në librin “Anët e tjera të një lumi” e quan krizën kineze të viteve 1959-1961 si një krizë që erdhi nga uria. Në 1970 bëri udhëtimin e tij të fundit në Kinë, ku iu tha se presidenti Richard Nixon ishte i mirëpritur në Kinë si president apo si qytetar normal. Shtëpia e Bardhë e ndoqi me interes këtë vizitë pasi e besonte Snowin dhe reputacionin e tij pro-komunist.
Kur Snow u diagnostikua më kancer në pankreas, Zhou Enlai dërgoi një ekip kinez në Zvicër ku po kurohej. Snow vdiq në javën kur presidenti Nixon ishte duke udhëtuar për në Kinë dhe nuk mundi të shihte normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Hiri i trupit të tij u nda në dy pjesë. Një pjesë u hodh në afërsi të lumit Hudson dhe tjetra në Universitetin e Pekinit. /Shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje