LAJMI I FUNDIT:

Punë e kryer, agjenti i Vedat Muriqit: Jemi marrë vesh me Galatasarayn

Punë e kryer, agjenti i Vedat Muriqit: Jemi marrë vesh me Galatasarayn

Vedat Muriqi përfundimisht do ta shohim në ligën elitare evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.

Ashtu siç raportoi Telegrafi, reprezentuesi i Kosovës brenda disa ditëve do të zyrtarizohet te 22 herë kampioni i shtetit turk, Galatasaray.


Kjo e fundit ka arritur marrëveshje me sulmuesin, i cili u ka kushtuar katër milionë euro plus një lojtar që do të shkoj si i lirë te Rizespor.

Agjenti i lojtarit, Haluk Canatar gjatë një konferencë për shtyp ka sqaruar gjithçka rreth të ardhmes së prizrenasit.

“Ne kemi arritur marrëveshje me Galatasarayn. Ne ua kemi dhënë fjalën atyre. Edhe Vedati po kërkon të transferohet te Galata. Nuk mund të shkelim fjalën tonë dhe të ndryshojmë marrëveshjen”, tha ai gjersa mësohet se shtatgjati besohet se do të ketë një pagë vjetore prej 1.7 milion eurove, e cila mund të rritet në 2.2 milionë në rast të sukseseve të lojtarit me klubin.

Ekskluzive! Muriqi udhëton drejt Stambollit, arrin marrëveshje me Galatasarayn
Lexo po ashtu Ekskluzive! Muriqi udhëton drejt Stambollit, arrin marrëveshje me Galatasarayn

Theksojmë se për futbollistin më parë ka shprehur interesim edhe Fenerbahçe, Toulouse, Levante, celta Vigo si dhe Lazio.

Ndryshe, 25-vjeçari gjatë sezonit të kaluar ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar në tetë raste në të gjitha garat për Rizen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori