LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive! Muriqi udhëton drejt Stambollit, arrin marrëveshje me Galatasarayn

Ekskluzive! Muriqi udhëton drejt Stambollit, arrin marrëveshje me Galatasarayn

Vedat Muriqi është një ndër lojtarët më të kërkuar në afatin kalimtar të verës në shtetin turk.

Reprezentuesi i Kosovës ka lënë pas vetes një sezon të jashtëzakonshëm duke shënuar 17 gola dhe asistuar në tetë raste.


Telegrafi ka mësuar prej burimeve të afërta me lojtarin se 25-vjeçari do të udhëtojë gjatë ditës së nesërme (e hënë) drejt Stambollit. E gjithë kjo pasi që sulmuesi do të transferohet te 22 herë kampioni i Turqisë, Galatasaray.

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Gjithnjë sipas burimeve, shtatlarti do të fitojë 1.7 milion euro dhe varësisht prej performancave, paga vjetore do të arrijë deri në 2.2 milionë euro.

Të gjitha lajmet nga Vedat Muriqi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Vedat Muriqi

Në anën tjetër, Rizespor do të arkëtojë katër milionë euro plus një milion në fund të edicionit 2019/2020.

Theksojmë se për lojtarin kanë shprehur interesim edhe Fenerbahçe, Lazio dhe Toulouse.

Ndryshe, Muriqi karrierën e ka filluar te Liria e Prizrenit, gjersa ka luajtur edhe në kampionatin e Shqipërisë para se të shkojë në Turqi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori