LAJMI I FUNDIT:

Skena filmi në Toronto, helikopteri ndjek hap pas hapi yllin e NBA-së: Leonard takohet me zyrtarët e Torontos

Skena filmi në Toronto, helikopteri ndjek hap pas hapi yllin e NBA-së: Leonard takohet me zyrtarët e Torontos

Kawhi Leonard ka arritur sot në Toronto, ku do të takohet me përfaqësuesit e Raptors dhe do të diskutojë rreth të ardhmes pasi që është lojtar i lirë gjersa një karvan i gjatë po e priste para hotelit, ku do të ndodhte takimi mes palëve.

Leonard ishte lojtari kyç në triumfin historik të ekipit që u shpall kampion i NBA-së, kur ata befasuan gjithë botën dhe në fund triumfuan kundër Golden State Warriors.


Se ka interesim të madh rreth kësaj historie tregon fakti se televizioni kanadez ka ndjekur live çdo lëvizje të basketbollistit duke angazhuar edhe një helikopter, i cili ka ndjekur edhe udhëtimin e lojtarit me veturë.

Përveç kësaj, pjesa e përparme e hotelit ku ishte planifikuar të ndodhë takimi, shumë gazetarë dhe fansa e kanë pritur lojtarin dhe po shpresojnë se do të arrihet nj rezultat pozitiv.

Në javët e fundit, mediat amerikane kanë shkruar për mundësinë që Leonard të vazhdoj kontratën edhe për një vit me mundësi të zgjatjes edhe për një tjetër, ku Kawhi do të shpërblehej me 68 milionë euro gjatë kësaj kohe.

Ndryshe, Leonard është raportuar se do t’i bashkohet LeBron Jamesit në Los Angeles Lakers. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Ligat tjera
Kalo në kategori