Samiti i jashtëzakonshëm Evropian,ka nominuar kandidatët për pozitat kyçe të BE-së:
1. Znj. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian;
2. Z Charles Michel, President i Këshillit Evropian;
3. Z. Josep Borell Fontelles, Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme;
4. Znj. Christine Lagarde, Presidente e Bankës Evropiane Qendrore.
KUSH JANË TË NOMINUARIT PËR POZITAT KYÇE TË BE-SË?
Znj. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
Znj. von der Leyen, shtetas Gjermane, është Ministrja aktuale e Mbrojtjes e Gjermanisë. Është e vetme Ministre që ka shërbyer pranë Kancelares Merkel qysh nga ardhja në pushtet e Kancelares në vitin 2005. Pas propozimit të sotëm për tu emëruar si Presidente e KE-së, znj. von der Leyen duhet të votohet nga Parlamenti Evropian. Votimi pritet të ndodhë me 15-18 korrik 2019. Në rast emërimit të saj përfundimtar kjo do të jetë hera e parë që një femër do të jetë Presidente e Komisionit Evropian qysh nga viti 1952 thuhet në komunikatën e institutit EPIK.
Z. Charles Michel, President i Këshillit Evropian
Z. Michel, shtetas Belg, është Kryeministër në detyrë i Belgjikës qysh nga viti 2014. Para kësaj, ka qenë Ministër përgjegjës për Bashkëpunim Zhvillimor. Emërimi i z. Michel është përfundimtar pasi që nuk kërkon procedura të tjera.
Z. Josep Borell Fontelles, Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme
Z. Borell, shtetas spanjoll, është Ministër aktual i Punëve të Jashtme i Spanjës. Para kësaj, ka qenë President i Parlamentit Evropian nga viti 2004 deri 2007. Pas propozimit të sotëm për tu emëruar si Përfaqësues i Lartë, z. Borell duhet të emërohet përfundimisht nga Presidenti i ri i Komisionit Evropian.
Znj. Christine Lagarde, Presidente e Bankës Evropiane Qendrore
Znj. Lagarde, shtetase Franqeze, është Drejtore aktuale Menaxhuese e FMN-së. Para kësaj, ka mbajtur disa poste ministrore në qeverinë e Francës, në mes tjerash Ministre e Ekonomisë, Financave dhe Industrisë nga 2007 deri 2011. Pas propozimit të sotëm për tu emëruar si Presidente e Bankës Evropiane Qendrore, znj. Lagarde do të emërohet përfundimisht vetëm pas pranimit të rekomandimeve dhe opinioneve të Parlamentit Evropian dhe Bordit të Guvernatorëve të Bankës Qendrore Evropiane rreth emërimit të saj.
Pas propozimit të sotëm të znj. von der Leyen për Presidente të Komisionit Evropian nga ana e Këshillit, përgjegjësia për vazhdimin e procedurës për konsolidimin e institucioneve të reja të BE-së kalon tek Parlamenti Evropian.
Duke marr për bazë nenin 17.7 të versionit të konsoliduar të Traktatit për Bashkimin Evropian, Deklaratën 11, shtojcë e traktatit, si dhe afatet kohore të konstituimit të institucioneve të BE-së të dalura nga zgjedhjet 2014, janë gjithsej 8 hapat drejt konstituimit të institucioneve të reja. Para nesh kanë mbetur edhe këto gjashtë hapa:
3 Korrik: Mbahet seanca plenare dhe inauguruese e Parlamentit të ri Evropian dhe bëhet zgjedhja e Presidentit të ri të Parlamentit Evropian;
15-18 Korrik: Parlamenti Evropian voton Presidentin e ri të Komisionit Evropian, me shumicën e votave (të paktën 376);
Gusht/Shtator: Shtetet Anëtare propozojnë Komisionerë të tyre, në konsultim me Presidentin e Komisionit;
Shtator/Tetor: Mbahen intervistat e Komisionerëve në komisionet parlamentare të Parlamentit Evropian;
Tetor/Nëntor: Votimi i përbërjes së plotë të Komisionit Evropian nga ana e Parlamentit, me shumicën e votave. Këshilli Evropian, me shumicë të kualifikuar, emëron Komisionin e ri Evropian;
Nëntor: Inagurimi i Komisionit të ri Evropian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze