Rashkovski: Nuk jap dorëheqje, do të padis gazetarë, parti dhe portale për shpifje
Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Dragi Rashkovski, sot në konferencë për shtyp tha se nuk planifikon të jep dorëheqje nga funksioni, pas rastit me M-NAV, për të cilin u publikuan biseda të përgjuara, në të cilat dëgjohej zëri i tij dhe i dy funksionarëve tjerë shtetërorë, për kurdisje të mundshme të tenderëve me kompani italiane.
“Ky është versioni i përgjimeve. Kur të arrijë aktgjykimi zyrtar nga organet gjyqësore, në procedurë penale atëherë do të ulemi dhe sërish do të bisedojmë”, tha Rashkovski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve nëse mendon të jep dorëheqje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Duke dhënë detaje për rastin me blerjen e sistemeve ATM për kontrollimin e fluturimeve të avionëve, të financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Rashkovski tha se marrëveshja për zgjedhjen e kompanisë italiane është bërë që në vitin 2017 nga ana e Zhivko Popovskit, babai i ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Popovski.
Rashkovski informoi se është shkarkuar drejtori i teknikës në M-NAV Kliment Çepunjovski, për shkak të lëshimeve në punë dhe rrezikun që ka shkaktuar në qiellin e Maqedonisë.
Ai tha se do të dorëzojë padi penale ndaj Çepunjovskit, Ivanva Vasilevskës nga OBRM-PDUKM-së, Goran Momirovskit, Ljupço Zllatevit, Ljupço Pallevskit, Milenko Nedellkovskit, Irena Radovanoviqit, Valon Belës, si dhe partisë Lëvizja Besa.
Rashkovski tha se gjithashtu do të dorëzojë padi penale ndaj portaleve “Kurir”, “Ekspres”, “Infomaks” dhe “Lider”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë
Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen
Baton Haxhiu paraqitet në SPAK
Mickoski: Kemi vendosur skicat e kornizës mbi të cilën do të ndërtojmë potencialin e koalicionit me partitë tjera
Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend