LAJMI I FUNDIT:

Heynckes: Kroos do të luajë edhe shumë vite te Reali

Heynckes: Kroos do të luajë edhe shumë vite te Reali

Ish-trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes thotë se Toni Kroos nuk do të tërhiqet shumë shpejt prej botës së futbollit.

Mesfushori i Real Madridit është raportuar se do të largohet prej madrilenëve pas tri vjet qëndrimi te Los Blancos.


Por Heynckes, i cili e kishte nën urdhra reprezentuesi gjerman te bavarezët pohoi se spanjollët dhe trajneri Zinedine Zidane kanë nevojë për shërbimet e futbollistit.

“Lojtarët me përvojë të tillë kanë nevojë për një trajner si Zidane që të marrin më të mirën prej tyre. Unë jam mjaft i bindur se Toni do të luajë një rol kyç në Real Madrid edhe për disa vite të tjera”, tha fillimisht ai.

“Ekipi duhet të rifitojë stabilitetin me Zidanen, i gjithë projekti duhet të lëvizë në mënyrë harmonike, gjë që nuk është gjithmonë e lehtë”, tha Heynckes.

Ndryshe, 29-vjeçari deri më tani ka pasur 152 paraqitje dhe ka shënuar 11 gola në të gjitha garat për Realin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi publikon formacionin zyrtar për klasiken evropiane ndaj Bayern Munich

Real Madridi publikon formacionin zyrtar për klasiken evropiane ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Konfirmohet një mungesë e madhe tek Bayerni për ndeshjen ndaj Real Madridit

Konfirmohet një mungesë e madhe tek Bayerni për ndeshjen ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Manchester United bën prioritet kryesor për transferim gjatë verës top yllin e Real Madridit

Manchester United bën prioritet kryesor për transferim gjatë verës top yllin e Real Madridit

Premier League
Kalo në kategori