LAJMI I FUNDIT:

Meta ironizon me numrin e votuesve të djeshëm

Meta ironizon me numrin e votuesve të djeshëm

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka ironizuar me procesin e numërimit të votave në disa bashki.

Ai ka nxjerr një veprim të thjeshtë aritmetik në tabelë dhe një rezultat që nuk përputhet.


“Numërim, jo mbi parimet e shtetit të së drejtës, por mbi progresionin gjeometrik”, ka shkruar presidenti Meta në Facebook.

Zgjedhjet lokale në Shqipëri janë bojkotuar nga partitë kryesore opozitare, ndërsa procesi zgjedhor është vëzhguar nga misioni i OSBE/ODIHR-it, ambasadat e ndryshme të akredituara në Tiranë, si dhe disa organizata të tjera ndërkombëtare dhe kombëtare.

Pas përfundimit të votimeve, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kishte deklaruar se ishte 30 qershori i një Shqipërie që për shumë muaj përjetoi dramën e një përçarje të rëndë politike, të frymëzuar, nxitur dhe organizuar për të ndaluar ecjen përpara në rrugën e normalitetit shoqëror dhe integrimit të popullit shqiptar në familjen e popujve të Evropës.

“Ne fituam përgjithmonë luftën për zgjedhjet e të gjitha radhëve. Nga sot Shqipëria nuk do të shoh me djegie mandate, bojkot zgjedhjes, nga sot pësimi i atyre që guxuan të marrin aventurën e mbrapsht gjysmë viti është mësim jo vetëm për ata, por për të gjitha partitë politike shqiptare, përgjithmonë”, kishte pohuar Rama.

Kurse, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pohuar se zgjedhjet e djeshme kanë treguar se 85% e shqiptarëve e duan ndryshimin dhe largimin e Edi Ramës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori