LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi uron Feronikelin pas kalimit në raundin e parë të Ligës së Kampionëve

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi uron Feronikelin pas kalimit në raundin e parë të Ligës së Kampionëve
Feronikeli (Foto: FFK)

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka uruar kampionin e Kosovës, Feronikelin pas kalimit të raundin e parë të Ligës së Kampionëve.

Feronikeli ka arritur të triumfojë në finale me rikthim 2-1 ndaj Santa Colomas për të kaluar në raundin e parë të Ligës së Kampionëve.


Kjo fitore ka bërë që kampioni i Kosovës, Nikli ta sheh veten në këtë raund të ndeshet me kampionin e Uellsit, TNS.

Pas kalimit në raundin e parë të LK, Feronikeli do të pasurohet edhe më shumë nga UEFA
Lexo po ashtu Pas kalimit në raundin e parë të LK, Feronikeli do të pasurohet edhe më shumë nga UEFA

Kalimi në këtë raund ka bërë që presidenti i FFK-së, Agim Ademi ta urojë Feronikelin, duke e cilësuar arritje të madhe dhe sukses historik.

Urimi i presidentit Ademi për KF Feronikelin:

Suksesi i arritur sonte nga KF “Feronikeli” dëshmon se futbolli ynë është në rrugën e duhur. Kalimi në fazën e parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve për klubin nga Drenasi ishte sukses historik, derisa për futbollin tonë një shtytje tutje drejt ngritjes së vazhdueshme të cilësisë dhe organizimit.

Me këtë rast, në emrin tim dhe të KE të FFK-së, përgëzoj drejtuesit, futbollistët dhe tifozët e KF “Feronikeli”  për këtë sukses, duke uruar që ky klub të na përfaqësojë denjësisht edhe në ndeshjen e radhës kundër kampionit të Uellsit.

Të gjithë ishim dëshmitarë se triumfi në mini-turneun paraeliminator të ‘Champions’-it, që për herë të parë u organizua në Kosovë, nuk ishte i lehtë, ngase skuadrat kampione të Gjibraltarit dhe Andorrës u treguan rivale shumë të forta. Megjithatë, vullneti, dëshira dhe shpirti luftarak i kampionëve tonë e solli triumfin e shumëpritur, i cili jo vetëm që i sjell të mira materiale klubit nga Drenasi, por do të ndikojë edhe në ngritjen e koeficientit të ligës sonë në UEFA dhe njëherësh do të nxisë klubet tona për investime edhe më të mëdha në të ardhmen.

Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi t’i radhisim sukseset!

Ju priftë e mbara edhe në ndeshjet e radhës!

Me respekt,

Agim Ademi, president i FFK-së

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori