LAJMI I FUNDIT:

Pas kalimit në raundin e parë të LK, Feronikeli do të pasurohet edhe më shumë nga UEFA

Pas kalimit në raundin e parë të LK, Feronikeli do të pasurohet edhe më shumë nga UEFA

Kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli ka arritur në raundin e parë të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani ka fituar dy ndeshjet ne rrethin paraeliminator në Ligën e Kampionëve që u zhvilluan në kryeqytetin kosovar Prishtinë.

E falë titullit të fituar në Kosovë si dhe pjesëmarrjes në Evropë dhe kalimit në raundit e parë, klubi nga Drenasi është pasuruar edhe më shumë nga UEFA.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian pas çdo fitore në garat evropiane ndan shpërblime për skuadrat pjesëmarrëse.

Si kampion i Kosovës, Feronikeli do të marrë nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA shumën prej 260 mijë euro.

Vetëm pjesëmarrja në rrethin para eliminator të Ligës së Kampionëve, Feronikelin do ta pasurojë me 230 mijë euro të tjera.

Kampioni në fuqi i Kosovës e ka kaluar tanimë rrethin parakualifikues dhe do të luajë në raundin e parë të Ligës së Kampionëve.

Zhvillimi i dy ndeshjeve në raundin e parë do të bëjë që edhe 280 mijë euro të tjera të derdhën në arkat e klubit nga Drenasi.

Vetëm deri në këtë moment, Feronikeli ka fituar 770 mijë euro, nga titulli i kampionit deri në raundin e parë të Ligës së Kampionëve.

Në raundin e parë të LK, Nikli përballet me kampionin në fuqi të Uellsit, TNS dhe nëse e kalon edhe atë shuma prej 770 mijë do të shtohet edhe më shumë.

Fitimet e Niklit këtë vit mund ta kalojnë shifrën prej një milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori