LAJMI I FUNDIT:

Vjen konfirmimi nga Bild, Werder ka refuzuar 18 milionë euro për Milot Rashicën

Vjen konfirmimi nga Bild, Werder ka refuzuar 18 milionë euro për Milot Rashicën

Milot Rashica mund të ndërrojë skuadër gjatë afatit kalimtar veror.

Anësori kosovar ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me fanellën e Werder Bremenit në futbollin gjerman.


Në 30 ndeshje këtë edicion, Rashica ka shënuar 12 gola dhe ka bërë gjashtë asistime duke qenë futbollisti kryesor i Bremenit.

Gazeta prestigjioze gjermane Sport Bild ka raportuar se Werder Bremen ka në tavolinë një ofertë të lartë për Rashicën.

Gjiganti portugez Benfica ka bërë ofertë prej 18 milionë euro për t’i fituar shërbimet e reprezentuesit kosovar.

Kampioni aktual i Portugalisë e sheh Rashicën si zëvendësuesin adekuat të super talentit Joao Felix.

Por kjo ofertë e Benficës është refuzuar nga Werder Bremen që nuk do të heqë dorë nga ylli i tyre.

Për ta lënë të lirë Rashicën, Bremen synon së paku të fitojë 30 milionë euro.

Kujtojmë që Bremen e transferoi Rashicën në janarin e vitit të kaluar për 7,5 milionë euro nga skuadra holandeze Vitesse.

22-vjeçari është dalë nga futbolli kosovar, ku fillimisht ishte në shkollën e futbollit Kurda dhe pastaj u shpall kampion me Vushtrrinë para se të vazhdonte karrierën në Holandë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori