LAJMI I FUNDIT:

Makolli: Rinia jonë të bashkëjetojnë së paku një vjet, nëse pëlqehen pastaj të martohen (Video)

Makolli: Rinia jonë të bashkëjetojnë së paku një vjet, nëse pëlqehen pastaj të martohen (Video)

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe zyrtari i lartë i AKR-së, Vesel Makolli, ka thënë se duhet të thyhen tabutë në Kosovë sa i përket bashkëjetesës.

Makolli, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, thotë se te shqiptarët institucioni i familjes ka qenë i shenjtë por me kalimin e kohës ndryshimet sociale kanë pasur ndikimin e vet.


Ai ka 45 vite martesë, dhe thotë se për të ekziston parimi se “Zoti është qiell ndërsa gruaja në tokë”.

“Për mua dashnia është vet Perëndia. Nëse do të kultivohej dashuria nuk do të kishim luftëra apo probleme sociale që kemi edhe sot. Ndoshta edhe që kemi jetuar prej një kohe të gjatë, por unë edhe sot kur e shikoj gruan time e kam të njëjtin afsh si në fillim”.

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale ka thënë se në Kosovë ka intelektuale me letra por jo të mirëfilltë.

“Për mua është një katastrofë e shekullit të XXI që ende njerëzit në Kosovë punojnë me Kanun”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Makolli ka thënë se edhe feja barazon gruan me burrin. Sipas tij me fe çiftet bëjnë kontratë martesore.

Ai ka thënë se u ka thënë edhe fëmijëve të vet se “ më mirë është një bashkëjetesë për të studiuar partnerin se martesa e shpejt”.

“Për të kaluar jetën me një njeri ti duhet t’ia duash shpirtin, jo vetëm fizikun e tij[saj]…Andaj për të vërtetuar a është i përshtatshëm personi, rinia jonë duhet së paku një vjet të bashkëjetojnë për të parë nëse përshtaten me njëri-tjetrin”, tha ndër të tjera Vesel Makolli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Lajme
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Kalo në kategori