LAJMI I FUNDIT:

Benzema poston një fotografi me Neymarin, shton thashethemet për një transferim të brazilianit te Real Madridi

Benzema poston një fotografi me Neymarin, shton thashethemet për një transferim të brazilianit te Real Madridi
Karim Benzema dhe Neymar JR para një ndeshje (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Karim Benzema i ka shtuar edhe më shumë thashethemet e largimit të Neymarit nga Paris Saint-Germain, pasi francezi ka postuar një fotografi me të në rrjetet sociale.

Raportet kanë raportuar se ylli brazilian nuk është i kënaqur me situatën e tij te kampionët e Ligue 1 pas një sezoni të dytë të suksesshëm e produktiv në aspektin individual, por me lëndime të shumta.


Këto thashetheme u rritën kur presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi deklaroi se askush nuk e kishte detyruar Neymarin të nënshkruante me klubin, duke thënë gjithashtu se ai nuk do të pranonte sjellje të keqe nga asnjë prej lojtarëve të tij.

Griezmann apo Neymar te Barcelona: Pesë gjërat pro dhe kundër për transferimin e tyre
Lexo po ashtu Griezmann apo Neymar te Barcelona: Pesë gjërat pro dhe kundër për transferimin e tyre

Sipas mediumit Goal.com, Barcelona mbetet e interesuar rreth një ribashkimi me ish-yllin e tyre, pavarësisht se e shiti për një çmim rekord prej 220 milionë eurosh në Paris në vitin 2017.

Neymar pritet të largohet në verë nga PSG (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, për të arritur këtë ribashkim, Neymar duhet të ndërmarrë hapa të caktuar, duke përfshirë edhe një rënie të pagës, pasi paga e tij aktuale tejkalohet vetëm nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Goal.com kishte raportuar gjithashtu se Real Madridi po monitoron situatën, me presidentin Florentino Perez që ende ka shpresë për të siguruar nënshkrimin e një lojtari që ai e ka dëshiruar që një kohë gjatë.

PSG është gati ta shesë Neymarin, por çmimi i kërkuar vështirë të paguhet
Lexo po ashtu PSG është gati ta shesë Neymarin, por çmimi i kërkuar vështirë të paguhet

Presidenti i Real Madridit mund të jetë i lumtur pasi ta shohë Neymarin duke paraqitur së bashku me sulmuesin e tij, Benzema, në mediat sociale.

Benzema postoi fotografinë e tij me Neymarin në Instagram, duke shkruar “Nueve/Neyney” dhe duke i shtuar edhe më shumë benzinë zjarrit të thashethemeve për të ardhmen e brazilianit. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Nueve / Neyney #Cracks

A post shared by Karim Benzema (@karimbenzema) on Jun 20, 2019 at 11:03am PDT

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori