LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Vendimi i Veselit mund ta dëmtojë në votë PDK-në, por me rëndësi vendosja e standardit (Video)

Tahiri: Vendimi i Veselit mund ta dëmtojë në votë PDK-në, por me rëndësi vendosja e standardit (Video)

Ministri i Drejtësisë dhe anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se Veseli ka vendosur një standard të ri në politikën kosovare.

Tahiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Kadri Veseli me vendimin e tij për largimin e zyrtarëve që kanë aktakuza ka vendosur një standard të ri.

“Është e rëndësishme që për herë të parë një Kryetar i një partie politike vendosi një standard të tillë në Republikën e Kosovës. Ne e kemi të çartë se personat që kanë aktakuza dhe që janë në procese gjyqësore janë të pafajshëm deri në një vendim final të gjykatës”.


Ministri i Drejtësisë thotë se në të kaluarën nuk ka ekzistuar një standard i tillë në politikën kosovare ky zyrtarët e rëndësishëm apo më pak të rëndësishëm të jenë larguar për shkak të proceseve gjyqësore.

“Është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi në asnjë rrethanë nuk mund të interferoj në procesin gjyqësorë, duke pasur parasysh se këta persona kanë pasur pozita të rëndësishme politike si ministër, sekretar apo këshilltar”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Tahiri ka thënë se edhe reagimi i personave të prekur nga ky vendim ka qenë shumë korrekt.

“Ky është një standard që duhet ndjekur edhe nga subjektet tjera politike dhe kryetarët e partive tjera”.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, ka thënë se për askënd nuk është e mirë ta liroj pozitën sidomos për ata zyrtarë që kanë qenë në mandat, por qëllimi ka qenë vendosja e standardit.

“Nuk është vullneti ynë politik që t’i dëmtojmë njerëzit tanë, sepse në fund të fundit mund të ketë efekt edhe në votë nëse nesër dalim në zgjedhje por ajo që është e rëndësishme që të vendosim një standard që njerëzit që janë në procese gjyqësore të mos drejtojnë institucione”,  tha ndër të tjera Abelard Tahiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Politikë
Kalo në kategori