LAJMI I FUNDIT:

Unitedi pëlqen ende Hysajn

Unitedi pëlqen ende Hysajn
Elseid Hysaj (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi po mban njërin sy tek mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysajn, pasi ai do të kushtonte shumë më pak sesa Crystal Palace po kërkon për Aaron Wan-Bissaka.

Interesimi i Djajve të Kuq për Wan-Bissaka është i mirënjohur, por Palace ka refuzuar oferta të shumëfishta për reprezentuesin e Anglisë U-21 dhe besohet se po kërkon fiks 60 milionë funte apo rreth 67.5 milionë euro.


Sipas mediave angleze një marrëveshje në vlerë 62 milionë euro është arritur tashmë mes palëve, por italianët e Sky Sport Italia raportojnë se klubi anglez po mban ende shikimin te Hysaj.

Manchester United gjen akordin me Crystal Palace për Wan Bissakan – anglezi bëhet mbrojtësi anësor më i shtrenjtë në histori
Lexo po ashtu Manchester United gjen akordin me Crystal Palace për Wan Bissakan – anglezi bëhet mbrojtësi anësor më i shtrenjtë në histori

Propozimi më i fundit i klubit nga Old Trafford për shqiptarin besohet të jetë me vlerë 40 milionë funte apo 45 milionë euro, duke përfshirë bonuse të ndryshme.

Eksperti i transferimeve të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio pretendon se Unitedi e ka kthyer vëmendjen e tyre drejt një mbrojtësi shumë më të volitshëm.

Refuzohet oferta e parë e Atleticos për Hysajn
Lexo po ashtu Refuzohet oferta e parë e Atleticos për Hysajn

Napoli e ka vënë Hysajn në treg, ndërsa për lojtarin ka interesim nga Atletico Madrid dhe Juventus, por asnjëra nuk ka shprehur gatishmëri për ta paguar çmimin e kërkuar.

Hysaj pritet ta ndërroj skuadrën këtë verë, por mbetet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori