Kuvendi i Kosovës sot ka mbajtur seancë për të votuar pikat e mbetura nga seanca e kaluar.
Në rend dite për këtë seancë ishin 35 pika, ku për shumicën e tyre kishte përfunduar debati. Mirëpo asnjë nga këto pika të rendit të ditës nuk u miratua në mungesë të kuorumit.
Madje as pas pauzës që mori Kuvendi, deputetët nuk u rikthyen më në sallë.
Njohësit e çështjeve politike dhe monitoruesit e punës së Kuvendit, këtë mungesë të kuorumit e kanë konsideruar si bllokadë totale e punës së këtij institucioni.
Analisti Ramush Tahiri, në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se Kuvendi ka kohë që është pa pozicion.
Tahiri ka theksuar se kjo situatë e krijuar kështu nuk krijon siguri tek partnerët ndërkombëtarë.
“As pozita as opozita nuk po e krijojnë shumicën, dhe Qeveria ka kohë që ka mbetur Qeveri e pakicës. Nuk ka vota me qëndru por nuk ka vota as me rrëzu. Asnjëra palë nuk po mundet me i bë 61 vota. Nuk ka mirëkuptim që kjo çështje të tejkalohet ose ta bëjnë një marrëveshje disa parti apo disa deputetë të japin përkrahjen deri në një afat të caktuar. Ose të mblidhet një forum që të caktojë zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi që kjo që po shkon kështu prej situatës në situatë nuk po krijon siguri as brenda as jashtë tek partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë ai.
Ndër të tjera ai ka thënë se nga bllokimi i Kuvendit në këtë mënyrë shtyhet edhe çështja e liberalizimit dhe proceseve tjera integruese të vendit.
“Në këtë bazë shtyhet edhe çështja e liberalizimit të vizave dhe e integrimeve evropiane, por edhe çdo çështje tjetër që ka të bëjë me Kosovën. Kosova po financohet nga vetëvetja, nga buxheti. Po sillet në rreth të mbyllur për vetë-vetën, deri sa që thotë populli t’i han paret e veta dhe t’i han paret e ardhshme që janë, pra derisa të hyj borxh tek vetvetja dhe të bëhet kolaps i përgjithshëm. Nuk po ka vetëdije që të kapërcehet me plan situata, por po ka veprim secili me grabit apo me marr, deri sa të ka bllokadë totale ose shpërbërje”, është shprehur ai.
Ndërsa, Agnesa Haxhiu, monitoruese së punës së Kuvendit nga KDI, ka thënë se seanca e sotme ku ishin paraparë votimi dhe shqyrtimi i 37 pikave nga seancat e kaluara, ishte me shumë një lloj improvizimi i radhës që të tentohet t’i kthehet funksionaliteti Kuvendit.
Ajo në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se ka pika që janë në proces të votimit për më shumë se 9 muaj.
“Aktualisht nga pikat e papërfunduara janë edhe 12 projektligje të pa miratuara, ku prej tyre 6 janë në shqyrtim të dytë dhe 6 të tjera në parim por që për mungesë kuorumi ende nuk kanë arritur që të marrin epilog. Bllokimi i këtyre pikave në seanca, sidomos pikat që kanë për shqyrtim projektligjet në parim të cilat nuk po arrijnë të votohen për mungesë të kuorumit ka ndikuar jashtëzakonisht shumë edhe në dinamikën e ulët të punës edhe tek komisionet parlamentare në procesin e amendamentit të projektligjeve meqë të njëjta nuk po arrijnë të marrin aprovim në parim në seancë”, ka thënë ajo.
Haxhiu theksoi se që nga fillimi i sesionit të ri pranveror, Kuvendi i Kosovës ka miratuar gjithsej 25 ligje apo 17% të agjendës legjislative.
“Edhe pse jemi gati në përfundim të sesionit pranveror të punës së Kuvendit, ende nuk është miratuar plan – programin e punës për vitin 2019. Bazuar në programin legjislativ të Qeverisë për Kuvendin, Kuvendi do të ketë për shqyrtim 142 projektligje, që do të jetë shumë sfidë që të përmbushet një agjendë e tillë për shkak të bllokadës në të cilën gjendet. Që nga fillimi i sesionit të ri pranveror Kuvendi i Kosovës ka miratuar gjithsej 25 ligje apo 17% të agjendës legjislative, ndërkaq në procedurë të shqyrtimit janë edhe 41 projektligje”, ka thënë ai.
Lidhur me mungesën e kuorumit ka reaguar edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.
Ai gjatë mbajtjes së seancës tha se seancë është hapur pa kuorumin e deputetëve.
“E keni hapur këtë seancë pa kuorum. Në çfarë gjendje e keni sjellë Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Hoti.
Ndërsa, Haliti reagoi duke thënë se kuorumi në seancë është mirëpo deputetët nuk janë duke votuar.
Kurse deputeti i i pavarur, Korab Sejdiu ka reaguar për seancën e Kuvendit të Kosovës e cila është duke u mbajtur edhe pse nuk e ka kuorumin e nevojshëm të deputetëve për kalimin e projektligjeve.
Sejdiu në një status në rrjetin social Facebook, ka shkruar se në Kuvendin e Kosovës është duke u bërë shaka, pasi asnjë pike e vetme e rendit të ditës nuk mund të kaloj.
Ai ka kërkuar që të shpërbëhet menjëherë Kuvendi dhe të shkohet në zgjedhje.
“#Kuvend hajgare – një pikë të vetme s’mund ta kalojë! Duhet të shpërbëhet menjëherë! Zgjedhjet janë zgjidhje! This #Assembly is a joke – it can’t approve even a single issue! It should be disbanded immediately! Elections are the solution! #Zgjedhje #Elections #turp”, ka shkruar Sejdiu në Facebook./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar
Aksident mes tri veturave në Ferizaj, pesë të lënduar
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët