LAJMI I FUNDIT:

Shkupi druan nga pengesat e Athinës në procesin integrues

Shkupi druan nga pengesat e Athinës në procesin integrues

Drejtuesit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut thonë se insistimi i tyre për marrjen sa më shpejt të datës për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian, ka për qëllim evitimin e pengesave tjera që mund të dalin nëse ky proces nuk fillon të paktën brenda këtij viti.

Përveç Gjermanisë, e cila ka premtuar se në shtator do të miratojë vendimin për të lejuar nisjen e bisedimeve, është edhe Holanda, por ndoshta edhe ndonjë vend tjetër që mund të hezitojë në dhënien e pëlqimit.


Institucionet nuk përjashtojnë as rrezikun nga Greqia duke marrë parasysh paralajmërimet mbi ndërrimin e mundshëm të pushtetit në Athinë pas zgjedhjeve që do të mbahen në korrik në këtë vend.

“Tani atje në pushtet është partia Syriza e kryeministrit, Alexis Tsipras i cili ka nënshkruar marrëveshjen e emrit me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, por ardhja në pushtet e Demokracisë së Re së Kyriakos Mitsotakis, kundërshtare e fuqishme e marrëveshjes, mund të ndryshojë raportet mes dy vendeve duke kushtëzuar nisjen e bisedimeve, jo me prishjen e marrëveshjes, por me arsyetime të mospërmbushjes së kritereve tjera”.

“Është fakt se kur ndryshohen qeveritë apo rrethanat politike, këtë duhet ta merrni parasysh andaj edhe jemi në garë me kohën, shpejtojmë për të arritur synimin”, ka deklaruar Radmilla Sheqerinska, zëvendëskryeministre dhe zyrtare e lartë e partisë Social-demokrate të kryeministrit, Zoran Zaev.

Por, ajo beson se nuk do të ishte në interes të Greqisë që të bllokojë vendin në procesin e integrimit evropian, tani në kohën kur dy vendet presin rezultate nga marrëveshja e arritur.

“Marrëveshja e Prespës është bërë në atë mënyrë që edhe në interes të Greqisë është që ne sa më shpejtë të hapim negociatat, pasi pikërisht me fillimin e bisedimeve për kapitujt nis edhe zbatimi i emrit të ri nëpër dokumente, me një periudhë kalimtare prej 5 viteve. Pra, nëse nuk nisin negociatat disa çështje edhe mund të zvarriten. Kjo neve nuk na konvenon, por besoj se edhe Greqisë nuk i konvenon”, ka theksuar Sheqerinska.

Njohësit e çështjeve politike ndërkohë nuk presin që Greqia apo edhe qeveria e re atje që do të dal nga zgjedhjet e korrikut t’i rikthehet marrëveshjes apo ta përdor atë si instrument për të penguar procesin integrues të Maqedonisë së Veriut.

Por, Marko Trashanovski nga Instituti për Demokraci, thotë se institucionet më tepër duhet të merren me reformat sesa nëse dikush do të bllokojë datën e bisedimeve.

“Për ne është me rëndësi që të përqendrohemi tek reformat apo përmbushja e të gjitha kritereve që dalin si detyrime nga procesi i integrimit evropian. Pra, ne nuk duhet t’i lëmë askujt hapësirë që të gjejë pika të dobëta për të kontestuar procesin. Kemi ende punë për të bërë si në gjyqësor për çështjen e Prokurorisë Speciale, por edhe të tregojmë rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thotë Trashanovski.

Maqedonia e Veriut sipas vlerësimeve të deritanishme, datën e çeljes së bisedimeve nuk do ta merr këtë verë, por ajo është lënë për në vjeshtë. Këtë e ka paralajmëruar edhe kryeministri Zoran Zaev pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, javën e kaluar në Berlin./REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori