LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Maqedoni e Veriut njihet si vend atraktiv për investime

Zaev: Maqedoni e Veriut njihet si vend atraktiv për investime

Kryeministri Zoran Zaev i cili së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev merr pjesë në Forumin për Ballkanin Perëndimor që organizon ‘Financial Times’ deklaroi se “Republika e Maqedonisë së Veriut, njihet si vend  atraktiv për investime dhe ekziston interes i madh nga kompani me renome për investim”.

“Kemi mundësi unike që së bashku me zëvendëskryeministrin e Qeverisë për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe delegacionin tonë nga sektorët ekonomik të marrim pjesë në forumin biznesor që e organizon ‘Financial Times’ në Londër dhe bashkorganizator BERZh për shqyrtimin e mundësive investuese në Ballkanin Perëndimor”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai shtoi se e kanë shfrytëzuar mundësinë para menaxharëve dhe kompanive që janë të interesuar për investime të prezantojnë mundësitë për investim dhe se është mundësi e mirë që kompanitë e mëdha që janë të interesuara për investime të huaja në Ballkanin Perëndimor ta zgjedhin vendin tonë në investimet e tuja dhe, siç tha ai, qëllimi është që të rriten numrat e rritjes së vendeve të punës dhe punësimit dhe të përshpejtohen normat e rritjes ekonomike.

Zaev tha se kanë cekur investimet se huaja gjatë vitit të kaluar dhe se kanë arritur 737 milionë dollarë.

“Lirisht mund të themi se interesi te kompanitë është i madh. Vendi ynë është pikë që shndritë në Ballkanin Perëndimor. E shfrytëzuam këtë mundësi që t’i informojmë kompanitë për politikat ekonmike të Qeverisë dhe t’i promovojmë mundësitë për investime. Përqendrimi i Qeverisë është të tërheq investitorë të njohur me renome”, tha mes tjerash Zaev./Telegrafi/