LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj 3-vjeçarit në kopsht, nis hetimi ndaj edukatores në Tiranë

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj 3-vjeçarit në kopsht, nis hetimi ndaj edukatores në Tiranë

Policia e Tiranë ka nisur hetimet ndaj një 24-vjeçareje, me detyrë edukatore në një kopsht në kryeqytet, pasi dyshohet se ka dhunuar një të mitur.

Përmes një njoftimi për mediat policia bëri me dije se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen I. K., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë edukatore në një kopsht në rrugën “Sulejman Delvina”.

Kjo shtetase është kallëzuar nga një 31-vjeçare, se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj 3 vjeç në ambientet e kopshtit.