LAJMI I FUNDIT:

Rama: Zgjedhjet më 30 qershor, s’e luan as topi dhe as burri i fallxhores

Rama: Zgjedhjet më 30 qershor, s’e luan as topi dhe as burri i fallxhores

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vazhduar fushatën, dhe qyteti i radhës është Pogradeci.

Ai është shprehur se kryetari aktual i bashkisë Eduart Kapri, i zgjedhur nga PD-ja, është një ‘derdimen’ që e ka mendjen vetëm që të bëjë pallate.


“Ky derdimeni që keni këtu e ka mendjen vetëm të bëjë pallate dhe nuk ka sjellë një projekt të vetëm serioz që ta mbështesim” tha ai.

Ndërkohë Rama u tregua edhe njëherë i prerë duke bërë ironi edhe me grupin e militantëve që tentuan t’i bllokonin rrugën në hyrje të qytetit siç Top Channel raportoi më herët.

“Konkurrentët ishin rrugës, një çetë e vogël atje, grupe të shpërndara në rrugë , që të kujtojnë grupet e enveristëve në 1990 dhe në fillim të 1991 kur dilnin të frenuar të pa frenueshmen. Sot dalin për të frenuar drejtësinë, por nuk kanë për t’ia dalë. Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor, nuk e luan as topi dhe as burri i fallxhores”, tha Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori