Sjellja e tillë e prindërve nxit që fëmijët të rriten gënjeshtarë dhe të papërgjegjshëm
Qe ç’duhet patur kujdes sipas psikologëve
Gënjeshtra e parë e fëmijës tregon që ai është i aftë të mendojë i pavarur nga prindërit! Gënjeshtrat e para quhen “të bardha” dhe prindërit argëtohen në kësi rastesh, por nëse këto të fundit thuhen vend e pa vend, prindërit duhet të shqetësohen!
Sjelljet e caktuara vendosin fëmijën në situata të caktuara dhe frika është ndjesia kryesore që shtyn një fëmijë të fshehë të vërtetën.
Sipas psikologëve dhe ekspertëve të sjelljeve shoqërore, fëmijët priren të gënjejnë kur prindërit tregohen tejet kërkues dhe të rreptë ndaj tyre. Të gjendur në situata të vështira, kur e dinë që mund të ndëshkohen fëmijët parapëlqejnë të fshehin të vërtetën.
Sipas hulumtimeve nga Victoria Talwar, psikologe dhe eksperte për fëmijët në Universitetin McGill rezultoi se fëmijët e prindërve të rreptë gënjejnë për të shmangur dënimin e prindërve.
Sipas Independent, Talwar ka marrë në studim dy shkolla të cilat drejtoheshin me disiplinë shumë të fortë. Gjatë zhvillimit të një loje me trike, fëmijët ranë “pre” dhe jepnin përgjigje jo të vërteta vetëm që të dukeshin më të zgjuar. Ndërsa në një shkollë publike, fëmijët përgjigjeshin pa patur frikë dhe pse të gjithë mendonin që e kishin gabim asnjë nuk tha veçse të vërtetën.
Në një intervistë të fundit me BBC Radio 4, psikoterapistja Philippa Perry ka sqaruar se prindërit e rreptë në shtëpi mund të krijojnë një efekt të ngjashëm.
Kur prindërit drejtojnë shtëpinë e tyre me një “dorë të hekurt “, fëmija nuk do të ndihet i sigurt dhe priret të gënjejë për çdo gjë madje dhe për mendimet e tij. Nuk duhen fajësuar vetëm fëmijët sepse pandershmëria e tyre është një “situatë e bashkë-krijuar” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCilin grup të gjakut do ta ketë fëmija juaj
Çfarë janë "puçrrat e seksit" në fytyrë? Pse ndodhin shpërthimet e akneve?
Pesë arsyet pse fëmijët e rritur i ndërpresin lidhjet me prindërit e tyre, sipas studimeve
Si të zgjidhni pallton dhe xhaketën perfekte për këtë sezon?
Çfarë ndodh kur nëna rrah fëmijën: Shpjegimi i këtij psikologu ka përshkuar botën!
Kur pritet t'ju vijnë menstruacionet pas lindjes?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët