LAJMI I FUNDIT:

Amir Rrahmani tregon se si i motivoi bashkëlojtarët pas disavantazhit ndaj bullgarëve

Amir Rrahmani tregon se si i motivoi bashkëlojtarët pas disavantazhit ndaj bullgarëve

Kosova ka shënuar fitore historike në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020.

“Dardanët” triumfuan si mysafir në stadiumin e Sofjes kundër kombëtares bullgare me rezultat 3-2.

Pas takimit ka folur Amir Rrahmani, i cili ka pohuar se kjo ishte një fitore e merituar për të gjithë ne.


“Po ne kishim karakter të fortë dhe kjo bëri që ta rikthejmë rezultatin, Dhe kjo ka bërë që arrijmë fitore. Kjo është fitorja më e madhe në jetën time. Kemi treguar që luajmë ndeshje të mira si me Danimarkën edhe të tjerëve. Kemi përparuara nga ndeshja në ndeshje. Ju kam thënë të gjithë shokëve se nuk duhet ti frikësohemi askujt.”

Ai ka treguar se si i ka motivuar lojtarët pasi pësuan golin e dytë duke thënë se jemi më të mirë se kundërshtarët bullgarë.

“Jam mundur që tërë kohën ti motivoj lojtarët sepse e kishim lojën në dorë dhe të gjithë besonim se mund të fitojmë. Nuk e kemi problem të luajmë me Çekinë. Por, jo vetëm me këta, por edhe me Anglinë. Kemi humbur katër pikë me Malin e Zi dhe besojmë se çdo ndeshje”, tha Rrahmani.

Ndryshe, Kosova zë pozitën e tretë në grupin A të me pesë pikë gjersa kombëtarja e Republikës së Çekisë, e cila pas fitores kundër Malit të Zi (3-0), ka gjashtë pikë dhe renditet e dyta.

Në pozitën e parë është kombëtarja e Anglisë, e cila ka po aq pikë sa çekët, por që gol dallimin e kanë më të mirë.

Ndryshe, malazezët zënë pozitën e fundit të renditjes tabelore me dy pikë në tri ndeshje. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/Byi2Ot9lOSs/

Në trend Sport

Më shumë
Kush është Alvaro Carreras, i riu që po 'çmend' Realin, Barçën, Unitedin dhe shumë gjigantë evropianë

Kush është Alvaro Carreras, i riu që po 'çmend' Realin, Barçën, Unitedin dhe shumë gjigantë evropianë

La Liga
Shqetësime te Man United: Lojtari më i mirë deri më tani këtë sezon diagnostikohet me problem të rrallë në zemër

Shqetësime te Man United: Lojtari më i mirë deri më tani këtë sezon diagnostikohet me problem të rrallë në zemër

Premier League
Adama Traore lë zbuluar Pep Guardiolan në bisedën që kishin mes tyre

Adama Traore lë zbuluar Pep Guardiolan në bisedën që kishin mes tyre

Premier League
Perez tanimë e di se cilin trajner e do te Reali si pasues të Carlo Ancelottit

Perez tanimë e di se cilin trajner e do te Reali si pasues të Carlo Ancelottit

La Liga
Hansi Flick realizon dy afrime të reja te Barcelona

Hansi Flick realizon dy afrime të reja te Barcelona

La Liga
Ylli i Zvicrës pyetet nëse do të jetë sigurim fizik i Xhakës në duelin me Serbinë

Ylli i Zvicrës pyetet nëse do të jetë sigurim fizik i Xhakës në duelin me Serbinë

Përfaqësueset
Kalo në kategori