Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha në hapjen e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj, se pas përfundimit të autostradave moderne, si bazë infrastrukturore për zhvillim ekonomik, Kosova tani do t’i orientojë qindra miliona euro investime për zhvillimin ekonomik, nëpërmjet mbështetjes së ndërmarrësve dhe inovatorëve të rinj në Kosovë.
“Tani do t’i përfundojmë autostradat, infrastrukturë kjo e cila ka ngjallur debat, por që ka qenë e domosdoshme për zhvillimin e vendit tonë. Por tani është pjesa më thelbësore. Qindra miliona euro do të orientohen kah inovacioni dhe ndërmarrësia, kah njerëzit që e duan vendin dhe duan të punojnë për vendin. Kah ata që kanë dëshirën ta përmirësojnë jetën, jo vetëm të familjeve të tyre, por edhe të bashkëqytetarëve. Këtu do të jetë edhe roli ynë”, theksoi kryeparlmentari Veseli.
Kryetari i Kuvendit u bëri thirrje të rinjve që të kenë më shumë besim në shtetin e tyre, ngase, siç tha ai, ky shtet është i shenjtë.
Veseli tha se nuk është koha për debate shterpe, për të treguar se kush është më i fortë dhe më patriot në raport me Serbinë.
“Patriotizmi sot është orientimi kah gjërat aktuale, e kjo është perspektiva dhe zhvillimi ekonomik, si dhe dhënia e mundësisë njerëzve punëtorë dhe me ide. Këtë përkrahje do t’u japim nëpërmjet institucioneve tona, duke rritur punësimin dhe të mirat materiale”, theksoi Veseli. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'