Në mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala, ka vazhduar të diskutohet për kontratën e dëmshme me Z -Mobile.
Para deputetëve, anëtarë të Komisionit dëshminë e tij e ka dhënë Naim Maloku, në cilësinë e ekspertit ndërsa pas tij pritet të raportojnë edhe Agron Dida dhe Ismet Hamiti.
Dëshmitari Maloku tha se PTK ka filluar të degradojë si rezultat i konkurrencës së Z Mobile.
“Telefonia mobile që nga fillimi ka pasur defekt të madh. Qendra ka qenë në Monako dhe për këtë arsye Kosova ka humbur shumë për shkak të determinimit të trafikut”, tha ai.
Kryetari i Komisionit, Visar Ymeri tha se është e rëndësishme të sqarohet se çfarë e ka shkaktuar gjendjen aktuale në Telekom.
“A do thoshit që mënyra se si është e ndërtuar Z-Mobile i plotëson kushtet me atë që konsiderohet si operator virtual”, tha ai.
Deputetja Albulena Haxhiu kërkoi të dijë nga dëshmitari Maloku se kur mund të ideohet një operator virtual.
“Sipas asaj që thatë dhe e dimë, ju keni punuar një kohë të gjatë në Telekom- Sllovenia. A mund të na tregoni se cilat kanë qenë modelet që janë përdorur për shpëtimin e Telekom -Sllovenia, në mënyrë që t’i përdorim për shpëtimin e PTK-së”, u shpreh ajo.
Ndërsa deputeti Milaim Zeka pyeti ekspertin nëse i duket ose jo skandaloze dhënia e mjeteve financiare nga PTK për Z -Mobile, konkurrentes kryesore.
Ngjashëm pyeti edhe deputeti Bekim Haxhiu, i cili tha se nuk e di nëse kjo mund të metë ndodhur në ndonjë vend tjetër.
Dëshmitari Maloku u shpreh se në bazë të informacioneve që janë publike, Z -Mobile e shfrytëzon infrastrukturën e PTK-së.
“Çështja e kontratës Z-Mobile njëherë është gjykuar, dhe nuk mund te rigjykohet… Në një rast të tillë nëse kish ardhë puna me e nënshkru një kontratë të tillë si Z-Mobile atëherë unë e kisha shky diplomën që e kom. PTK ka mundur ta hap një kompani dhe të mbërrijë edhe pjesën veriore dhe të hollat kishin kaluar nga një xhep në tjetrin, por paratë kishin mbetur brenda PTK-së”, tha ai./KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit