LAJMI I FUNDIT:

Chelsea dhe Real Madridi arrijnë marrëveshje për çmimin e Hazardit

Chelsea dhe Real Madridi arrijnë marrëveshje për çmimin e Hazardit

Mediat angleze raportojnë se Chelsea dhe Real Madridi kanë arritur marrëveshje edhe për çmimin e yllit belg, Eden Hazard.

Sulmuesi belg ka qenë i lidhur me një lëvizje në Santiago Bernabeu për më shumë se një vit.


Kjo verë pritet të jetë finalizuese e këtij transferimi, pasi edhe lojtari disa herë ka shprehur dëshirën për të luajtur te Reali.

Tri formacionet e mundshme të Real Madridit me Hazardin 
Lexo po ashtu Tri formacionet e mundshme të Real Madridit me Hazardin 

Megjithatë, Chelsea dhe Real Madridi nuk po arrinin për javë të tëra të arrijnë marrëveshje për çmimin e lojtarit.

Por, tani mediat angleze raportojnë se Real Madridi tashmë ka gjetur edhe këtë ujdi, pas asaj personale me Hazardin.

Eden Hazard pozon me fanellën e Real Madridit
Lexo po ashtu Eden Hazard pozon me fanellën e Real Madridit

Sipas The Guardian, Mbretërit dhe Blutë kanë rënë dakord për një çmim prej 100 milionë eurosh që spanjollët duhet ta paguajnë për transferimin e belgut.

Ky transferim thuhet se do të njoftohet në ditët e ardhshme, pasi të dy palët ishin në gjendje të zgjidhnin një marrëveshje. /Telegrafi/