Zaev: Gjermanët frikësohen se miku im Edi Rama mund të iniciojë bashkimin me Kosovën
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, sot në Bruksel ka folur për vendimin e BE-së për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ai tha se Holanda dhe Franca kanë më shumë rezerva për nisjen e negociatave me Shqipërinë, ndërsa shtoi se gjermanët frikësohen nga kërcënimet e palës shqiptare se vendimi mund të ndikojë për jostabilitet në rajon, sidomos në Kosovë.
“Ata mendojnë se nëse i hapin negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe lihet jashtë Shqipëria, do të krijohet problem dhe mund të ndikojë tek Kosova. Gjermanët frikësohen nga kërcënimet e mikut tim Edi Rama për ndryshime të mundshme të kufijve ose bashkimit me Kosovën, por unë nuk besoj në këto punë, pasi kjo do të thotë kthim prapa për 10 vjet për Shqipërinë. Ndërsa një gjë të tillë nuk e dëshiron askush”, tha mes tjerash Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai gjithashtu theksoi se shtyrja e mundshme e vendimit për datë nga ana e BE-së me Maqedoninë e Veriut, mund ta vendos në rrezik qeverinë dhe mund të kthejë forcat nacionaliste në pushtet.
Zaev këtë deklaratë e bëri para grupit të zgjedhur të gazetarëve të mediave të huaja, të cilët presin votimin në Parlamentin gjerman, prej të cilit varet dhënia e datës për negociatat me RMV-në.
“Shtyrja e sërishme e rrit rrezikun e qeverisë. Bundestagu duhet të dërgojë mesazh. Nëse nuk sjellin vendim në seancën e kësaj jave, do të kenë mundësi në fund të qershorit, ndërsa nëse nuk e bëjnë këtë atëherë mbetet që Këshilli i BE-së në tetor, që do të thotë se Bundestagu do të votojë në shtator. Edhe atëherë ekziston mundësia që ka humbim shumicën në Kuvend, për të cilën vërtetë jemi angazhuar”, tha Zaev.
Ai tha se raporti i Komisionit Evropian është më pozitivi deri tani për Maqedoninë e Veriut dhe se të gjithë pa përjashtim, janë pajtuar që vendi duhet t’i fillojë negociatat për anëtarësim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar