LAJMI I FUNDIT:

Nëse dëshironi të rritni fëmijë të fortë mendërisht, mos i thoni këto gjëra

Nëse dëshironi të rritni fëmijë të fortë mendërisht, mos i thoni këto gjëra

Fjalët të cilat i përdorni me fëmijët tuaj kanë rëndësi shumë të madhe.

Nëse nuk jeni të kujdesshëm, ju mund të përçoni mesazhe të cilat u instalojnë fëmijëve shprehi të këqija, të cilat pastaj ua tjerrin forcën mendore që u nevojitet për ta arritur potencialin e madh që e kanë, transmeton Telegrafi.


Prandaj, këto janë gjërat që duhet të ndaloni t’ua thoni fëmijëve nëse dëshironi që ata të jenë të fortë mendërisht.

“Nuk është punë e madhe…”

Qoftë nëse fëmija thotë se ka stres për testin në shkollë apo ju thotë se është e brengosur që shoqja iu është idhnar, asnjëherë mos i minimizoni brengat e saja duke thënë se “nuk është punë e madhe”.

Për atë, është punë e madhe dhe ajo është duke u përpjekur t’ju kërkojë ndihmë për t’u ballafaquar me emocionet që i ka.

Prandaj, në vend se të insistoni se nuk duhet të brengoset, dhurojani aftësitë që i nevojiten për t’u ballafaquar me brengat.

“Mos qaj”

Nuk ka asgjë gabim nëse fëmija qan. Është mënyrë e shëndetshme për t’i shprehur emocionet.

Nuk duhet t’i mësoni fëmijët se qarja është gjë e keqe.

Je fëmija më i mençur në shkollë”

Qoftë nëse i thoni fëmijës se është më i miri në futboll apo insistoni se është më i mençuri në shkollë, lavdërimi i tepërt më shumë bën dëme sesa dobi.

Lavdërimi le të jetë real dhe përqendrohuni më shumë në përpjekjen sesa në arritjet. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Në çift
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Grim
Urinimi i dhimbshëm pas seksit: Mjekët tregojnë pse ndodh dhe si ta parandaloni

Urinimi i dhimbshëm pas seksit: Mjekët tregojnë pse ndodh dhe si ta parandaloni

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Flokë dhe stil
Kalo në kategori