LAJMI I FUNDIT:

Juncker: Vendimi për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut mund të merret në korrik

Juncker: Vendimi për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut mund të merret në korrik

“Vendimi për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut mund të pritet gjatë muajit korrik”, ka deklaruar sot pasdite kryetari i Komisionit Evropian Jean Claude-Juncker.

Pas rekomandimit pa kusht për nisjen e negociatave nga Komisioni Evropian në raportet e rregullta për vendet e Ballkanit Perëndimor më 29 maj, vendet-anëtare të BE-së do të diskutojnë për këtë çështje më 18 qershor në Luksemburg, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Udhëheqësia e Rumanisë e ka vendosur këtë çështje në agjendën e Këshillit për punë të përgjithshme në qershor për debat të parë. Qëllimi i KE-së është të bëjë gjithçka që të ketë vendim përfundimtar në verë”, tha Juncker në konferencë të përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev.

Burime qeveritare për AIM thonë se kanë marrë mesazhe inkurajuese nga shefi i KE-së gjatë mbledhjes së sotme, ku është diskutuar për Maqedoninë e Veriut.

Juncker nuk u përgjigj në pyetjen e gazetarëve, nëse ka për qëllim që në mënyrë eksplicite të kërkojë nga vendet anëtare të caktojnë datë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ndërsa nga ana tjetër kryeministri Zoran Zaev tha se është i bindur se vendimi do të merret gjatë kësaj vere./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori