Krahas një tjetër makinë të njëjtë, nga linja AMG
Fokusi i Mercedes-Benz janë makinat crossover SUV, andaj është duke investuar shumë, për të sjellë modele të reja, transmeton Telegrafi.
Tashmë i kemi parë A-Class dhe CLA në formën bazë, si dhe AMG 35 me 300 kuaj fuqi, duke e treguar fuqinë që ka. I njëjti model, do të jetë edhe në versionin prej 400 kuaj fuqive.
Raportohet se Mecedes po punon edhe për një SUV tërësisht të ri, që është emëruar GLB i cili do ta ketë platformën e njëjtë me A-Class dhe CLA, si dhe disa elemente nga AMG 35. Vetëm se GLB nuk do të jetë i vetmi crossover subkompakt, që do të del nga prodhimi.
Autocar raporton se krahas këtij modeli, rikthehet edhe një SUV shumë i popullarizuar, por me ndryshime të shumta.
Platforma e re MFA, do të vendoset edhe në gjeneratën e dytë të GLA, që do të rivalizojë me Audi Q3, BMW X1 dhe Volvo XC40. Raportohet se GLA, do të prezantohet gjatë shtatorit në Frankfurt Motor Show.
Do t’i ruajë linjat e rrubullakosura dhe nuk do të ketë formën katrore si GLB, që e ka marrë nga G-Wagon. Nën kapak do ta ketë motorin e njëjtë me 2.0 litra, vetëm se nuk dihet se çfarë njësie të kuaj fuqive do të ketë.
Detajet tjera Mercedes i ka mbajtur fshehtë, ndërsa ka njoftuar se GLA do të shfaqet brenda disa muajve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Një truk i thjeshtë për të kursyer karburant - gjithçka varet nga konfigurimi i kondicionerit!
Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të
Musk zbulon arsyen e vizitës së tij në Kinë
EX30 kundër EX90, kështu duket kur Volvoja e madhe godet më të voglën në testin simulues të përplasjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit