Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë janë ekspozuar fotografi të cilat tregojnë raportin e babait me fëmijën e tyre.
Këto fotografi janë duke prezantuar më së miri jetën e përditshme, ku fëmija kërkon vëmendje të barabartë nga të dy prindërit.
Edhe pse në Kosovë, nënat kalojnë më shumë kohë me fëmijët, kjo ekspozitë do të ndihmoj në përfshirjen e baballarëve gjithashtu.
Kështu ka pohuar hulumtuesja e politikave në Institutin D4D, Valëza Zogiani.
“Sot në D4D bashkë me Ambasadën suedeze në Kosovë kemi organizuar ekspozitën e fotografive “Baballarët kosovarë dhe suedezë”. Është pjesë e një projekti më madhor që ka për qëllim nxitjen e debatit publik për përfshirjen e baballarëve në jetën dhe rritjen e fëmijëve. Kështu që edhe këto fotografi që po shfaqen në shesh kanë këtë qëllim”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Valëza Zogiani.
Ekspozita “ Baballarët kosovarë dhe suedezë” është organizuar nga Ambasada e Suedisë në Kosovë, së bashku me organizatat vendase , të cilat kanë për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve në këtë aspekt.
Ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Nernmarck Ahliny ka thënë se qëllimi i ekspozitës është mjaftë i dukshëm, dhe shpreson që këtë ta kuptojë çdo kosovar.
“Ne e kemi organizuar këtë ekspozitë, duke dashur t’i përfshijmë të dy prindërit në rritjen e fëmijës së tyre. Edhe pse është një fillim i vogël, mendojmë që do të ketë ndikim pozitiv tek kosovarët”, deklaroi ambasadorja Karin Nernmarck Ahliny, përcjell Telegrafi.
Këtij mendimi i është bashkëngjitur edhe Njomza Berisha, nga organizata SIT. Ajo ka thënë se kanë organizuar edhe disa aktivitete të tjera, për të njëjtin qëllim.
“Qëllimi i ekspozitës është për të avokuar për ndryshim të lejes prindërore. Me këtë ekspozitë jemi duke u munduar të shpërndajmë energji pozitive dhe të ndikojmë që edhe baballarët të kujdesen për fëmijët dhe normalisht ka me ndikua mirë për çdo kënd që e sheh këtë ekspozitë”, shprehet Njomza Berisha.
Organizatorët thonë se pavarësisht rrethanave në të cilat jetojmë, duhet që secili prind të mendojë për të mirën dhe shëndetin e fëmijës./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Analistët: Raportet Kosovë-Shqipëri, ashtu si i do armiku?!
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë