LAJMI I FUNDIT:

Flitej se po vidhte fëmijët, policia jep detaje për femrën e dyshimtë që u pa në Malishevë e Prizren

Flitej se po vidhte fëmijët, policia jep detaje për femrën e dyshimtë që u pa në Malishevë e Prizren

Në rrjetet sociale janë shpërndarë disa fotografi të një personi të dyshimtë me mbishkrimin “Runu ejjj Rrezik nëpër shtëpia”.

Reagime të shumta ka pasur edhe nga qytetarët e Prizrenit dhe Malishevës, sipas të cilëve, bëhet fjalë për një person që po vjedh fëmijët.


Megjithatë, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj në një prononcim për Telegrafin nuk e ka konfirmuar një pretendim të tillë.

Gjithsesi, ajo ka thënë është marrë në pyetje, duke dhënë detaje.

Podrimaj ka thënë se personi në fjalë është femër e quajtur (inicialet) Z.S., e komunitetit rom nga Podujeva.

Mirëpo, siç tha ajo e njëjta është pyetur në stacionin policor në Malishevë rreth identitetit dhe nuk është përgjigjur në gjuhët zyrtare të shtetit të Kosovës, por ka komunikuar vetëm në gjuhën gjermane.

“Me datë 23.05.2019 rreth orës 19:25, patrulla e stacionit policor në Malishevë ka bërë identifikimin e personit të quajtur  Z. S, femër / rome/ kosovare nga Podujeva dhe të njëjtën e ka shoqëruar në S.P-Malishevë.

E njëjta është pyetur rreth identitetit dhe nuk është përgjigjur në gjuhët zyrtare të shtetit të Kosovës, por ka komunikuar vetëm në gjuhën gjermane”, ka thënë Podrimaj.

Sipas verifikimeve në bazën e të dhënave të policisë, Podrimaj theksoi se është kuptuar që e njëjta është riatdhesuar nga Belgjika në Kosovë në vitin 2011, dhe është trajtuar nga punëtoret e mirëqenies sociale në Podujevë, Prizren etj.

“Mirëpo e njëjta nuk qëndron në qendrat që e akomodojnë punëtoret e mirëqenies sociale si dhe ka qenë në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj-Vranidoll. Lidhur me këtë çështje është kontaktuar stacioni policor Podujevë , sipas tyre e njëjta ishte e njohur për ta por nuk ishte person në kërkim policor. Pas verifikimit të identitetit dhe meqenëse e njëjta nuk dyshohet për ndonjë aktivitet kriminal është lënë e lirë. Me date 28.05.2019 përderisa e njëjta ka qenë duke qëndruar në stacionin e autobusëve në Malishevë është fotografuar nga disa të rijnë ( nxënës të shkollave të mesme) të cilët më pas këto fotografi  me imazhin e saj i kanë postuar në rrjete sociale me qëllim humori dhe tallje duke shkruar  ,’Runu ejjj rrezik nëpër shtëpia’, ka sqaruar në detaje zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj. /Telegrafi/