Nga: Jackson Arn
Përktheu: Tobias Xhaxhiu
Oskar Wilde ishte si gjithmonë i saktë kur shkroi se jeta imiton artin më shumë se arti jetën. Nëse dyshoni në këtë, mos kërkoni më tej nga karriera e shkurtë dhe e pakënaqur e Elizabeth Eleanor Siddallit, gruas që ishte një muzë, një dritë udhëheqëse dhe një kurban i Para-Rafaelitëve.
Më 1848, teksa ndërtuesit e botës ishin të zënë me unifikimin e saj, tre artistë të rinj anglezë – Dante Gabriel Rossetti, William Holman Hunt dhe John Everett Millais – shpallën një revolucion. Duke e quajtur veten Vëllazëria Para-Rafaelite, ata e bënë të qartë se çfarë po synonin në punën e tyre. Idhujt e tyre ishin mjeshtërit si Botticelli dhe Bellini – Artistët e Quattrocentos që kishin mbushur pëlhurat e tyre me ngjyra të ndritshme dhe me pasion të ngrohtë në dekadat para se arti italian të ngrihej në Manierizëm. Duke i bërë jehonë atyre, Para-Rafaelitët u përpoqën të përcjellin një lloj bukurie të pazakontë – në mënyrë sublime dhe të brishtë në të njëjtën kohë.
Ata specializohen në pikturimin e muzave fatkeqe të miteve dhe poezisë: Beatrice, Proserpina, Zonja e Shalottit… Është e habitshme pra se Ofelia e Millaisit (Sir John Everett Millais, 1851-52) është njohur si piktura etiketuese e rrymës Para-Rafaelite. Në aktin IV, skenën e VII-të të “Hamletit” të Shekspirit (William Shakespeare), mësojmë se Ofelia, e premtuara e Hamletit për martesë, vetëvritet duke u mbytur në lumë.
Më poshtë është versioni i Rembosë (v.p.)
“Më se njëmijë vjet Ofelia e butë Lundron,
si vegim i bardhë, në lumin e zi.
Më se njëmijë vjet kjo e çmendur e urtë
I pëshpërit puhizës romancën e saj gri
– Dhe rrezeve yjore, Poeti thotë ndërkaq,
Se natën kërkon lulet që këpute ti,
Dhe se mbi ujë ka parë, shtrirë vellos së gjatë,
Që si zambak lëkundej e bardha Ofeli.”
Skena ofroi tablonë e përsosur për Millaisin: idilike e tmerruese, surreale, me vetëm një prekje erotizmi. Për të kapur çastin para se Ofelia zhytet për të gjetur vdekjen, ai kaloi pesë muaj në brigjet e lumit Hogsmill në Surrey. Gjatë asaj kohe u përball me erën, shiun, mizat dhe me më shumë se një njoftim për shkelje rregullash: “Sigurisht që pikturimi i një tabloje në rrethana të tilla”, shkroi ai në atë kohë, “do të ishte një dënim më i madh për vrasësin sesa varja”.
Por, Millais nuk ishte i vetmi që vuajti. Ai ende kishte nevojë për një Ofeli dhe e gjeti një të tillë te Elizabeth Siddall. E lindur në 1829, nga prindërit e klasës punëtore, Siddall u rrit duke lexuar Shekspirin dhe Walter Scottin dhe duke shkruar melankoli, poezi të ngarkuara me imazhe në stilin e Alfred Lord Tennysonit, i cili ishte njëfarë Para-Rafaelit nderi.
Në vitin 1849, Siddall po punonte në një dyqan kapelash kur takoi Walter Deverellin, një mik të Millaisit, i cili sapo kishte nisur punën në një pikturë të bazuar te “Nata e dymbëdhjetë” dhe që kishte nevojë për një grua të re dhe të bukur që do t’i shërbente si modele për Violën. Nëpërmjet Deverellit, Siddall takoi shumicën e Para-rafaelitëve të tjerë të dalluar që dukeshin më të interesuar në pamjen e saj sesa në talentet e saj artistike.
Rossetti, i cili u bë bashkëshorti i saj në 1860, shkroi për “flokët si fije bakri” dhe për mishin e saj të freskët, që dukej “sikur një trëndafil i vogël që rritej nën lëkurën bardhoshe”. Ajo pozoi për mjaft piktura të Rossettit dhe ndjekësve të tij, duke modeluar shpesh personazhet me të cilat qe dashuruar në fëmijëri.
Për Ofelinë, Siddall kaloi pesë muaj e zhytur në një vaskë. Në mënyrë që të pikturonte subjektin e tij gjysmë të zhytur për orë të tëra pa ndërprerje, Millais përdori llambat e ngrohjes speciale për të nxehur ujin. Një ditë, llambat reshtën së punuari dhe, pak kohë më pas, Siddall kaloi në pneumoni (gjë jo për të qeshur në Britaninë Viktoriane). Sëmundja u tregua kaq serioze, saqë babai i saj kërkoi që Millaisi të paguante 50 funte të asaj kohe (asgjë për të qeshur, gjithashtu) për tarifat e saj mjekësore. Millais u pajtua për një shumë të vogël, duke stampuar kështu modelin e marrëdhënies që do të shënjonte pjesën e mbetur të jetës së Siddallit: përsëri e përsëri ajo do të sakrifikonte shëndetin dhe lumturinë e saj për suksesin e piktorit, duke mos marrë kurrë sa duhet në këmbim.
Si shumë kryevepra jetëgjata, Ofelia fillimisht u perceptua me konfuzion. Madje, edhe kritiku John Ruskin, trumbetari më i zjarrtë i Para-Rafaelitëve, kishte dyshimet e tij. Por, brenda pak dekadave, reputacioni i pikturës ishte rritur duke u parë si kurorëzim i karrierës së Millais. Ndaj sot ju do ta keni të vështirë të imagjinoni lëvizjen Para-Rafaelite pa të.
E njëjta gjë meriton të thuhet për Sidallin. Në dekadën që çoi në vdekjen e saj, ajo nuk do të modelonte vetëm për artistë të tjerë; por skicoi, pikturoi, dhe mbi të gjitha shkroi. Në vend që thjesht të përsëriste personazhet e Para-Rafaelitëve në punën e saj, ajo jetoi dhe frymoi me ata trupa, duke përjetuar kontradiktat e tyre. Një nga gjërat më të habitshme rreth Siddallit është sesa afër tragjedisë së saj qëndron ajo e Ofelisë. Duke vajtuar babanë e saj të vrarë dhe e refuzuar nga Hamleti i heshtur, Ofelia është dënuar të vdesë jashtë skenës, në hije, si një shënim i zbehtë në historinë e dikujt tjetër.
Siddall u takua me Rossettin më 1850 dhe u bë e dashura e tij pothuajse menjëherë. Teksa lidhja e tyre po piqej, bëhej gjithnjë e më e pasigurt, për shkak të natyrës famëkeqe prej donzhuani të Rossettit, duke u shqetësuar për të ardhmen kur bukuria e saj do të fanitej. Shkurtimisht, ajo e përshkroi veten përmes lentës estetike të burrit të saj: “Ulur qëndroj në këmbët e Zonjës sime/ Duke vështruar përmes syve të saj të egër/ Duke përfytyruar se si dashuria ime do të fluturojë/ Kur bukuria e saj yllndjellëse të vdes”.
Pas shumë vitesh e trajtuar si një muze nga miqtë, mentorët dhe të dashurit, ajo filloi të mendonte për veten në të njëjtat terma: e bukur, e brishtë, e disponueshme. Siddall humbi vetëbesimin. Humbi peshë. Humbi fëmijën. Madje humbi, me kërkesën e çuditshme të bashkëshortit të saj, një nga L-të në mbiemrin e saj. Më 1862, disa muaj pasi kishte vuajtur një abort, piu shumë laudanum dhe humbi, në moshën 32 vjeçare, edhe jetën e saj.
Siddall mund të ketë dashur të vrasë veten – legjenda thotë se Rossetti i dogji shënimet e saj për të shmangur një skandal – ose mund të ketë bërë një gabim fatal teksa përpiqej të mpinte dhimbjen depresive.
Pothuajse tre dekada më vonë, Wilde botoi “Portretin e Dorian Greit”, një satirë e estetikës që kishte frymëzuar Para-Rafaelitët (që për një kohë impresionuan vetë Wilden). Karakteri protagonist është një djalosh i heshtur, që ka rënë në dashuri me bukurinë për hir të bukurisë, e që shpreson që kurrë të mos plaket. Ai josh një grua të klasës punëtore me lëkurë të pastër dhe me “flokë bakri” të cilën miku i tij e krahason me Ofelinë; dhe, kur mërzitet me të, ajo vret veten. Emri i gruas është Sibyl. Ky s’ishte me të vërtetë një rast i imitimit të artit. Ky ishte art në imitim të jetës duke imituar artin.
Siddall modeloi për dhjetëra piktura të Millaisit dhe miqve të tij, por ekzistenca e saj ishte tashmë një ethe melankolike – një ëndërr përtej çdo gjëje që Para-Rafaelitët ishin të aftë të imagjinonin. Pas 150 vjetësh përbuzjeje, nënvlerësimi dhe neglizhimi, është e drejtë t’i thuhen asaj fjalët e fundit: “Mos u pikëllo me lotët e tua të hidhur/ Jetën që kalon me shpejtësi/ Portat e qiellit do të hapen/ E do t’më marrin më në fund”. /Shqip/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPema gjenealogjike e familjes së Skënderbeut
Fjalë të urta angleze: Miku në pushtet është mik i humbur
Këto pesë vepra të çuditshme surrealiste nuk janë ashtu siç duken!
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Dashuritë tragjike të Sami Frashërit: Aktorja e famshme armene dhe Emija
Romeo dhe Zhulieta: Origjina e dashurisë tragjike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë