LAJMI I FUNDIT:

Zaev thotë se në qeveri do të ndryshohen më shumë se tre ministra për shkak të rezultateve të dobëta dhe arrogancës nga zyrtarët (Video)

Zaev thotë se në qeveri do të ndryshohen më shumë se tre ministra për shkak të rezultateve të dobëta dhe arrogancës nga zyrtarët (Video)

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) me në krye me kryetarin Zoran Zaev kanë bërë ndryshimeve drastike në kryesinë dhe në anëtarësinë e ngushtë të partisë, duke ndryshuar kryetarët e degëve dhe nënkryetarët e partisë së bashku me sekretarin Aleksandar Kiracovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nënkryetarët e ndryshuar janë Petre Shilegov, Frosina Tashevska-Remenski, Damjan Mançevski, Oliver Spasovski, Muhamed Zekiri dhe Bllagoj Boçvarski. Gjithashtu, ndryshim do të ketë edhe edhe tek forumi i gruas, ku detyra ju pushua Cvetanka Lazovskës.

Deri tani, ministri i Bujqësisë në Maqedoni, Ljupço Nikollovski ka dhënë dorëheqje për të marrë pozitën e sekretarit në LSDM.


Sekretari i ri i partisë dhe ministri i larguar, Ljupço Nikollovski

“Punojmë fuqishëm dhe sigurtë. Në periudhën e ardhshme vjen një periudhë ku ne si parti do të kërkojmë llogari nga të gjithë, nga çdo ministër dhe çdo deputet. Do të kërkojmë përgjegjësi dhe ju garantoj se me përgjegjësi do të punoj për të përmbushur fjalën e dhënë. Me gjithë këto hapa të guximshëm që i bën, ju garantoj se LSDM-ja do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Me planet e reja brenda partisë ju garantoj për punë më të ndritura për qytetarët” tha Ljupço Nikollovski, sekretari i ri i partisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Zaev gjatë kumtesës për zyrtarët e LSDM-së

“Pasi të kemi bërë konsultime të reja brenda partisë, do t’i japim emrat dhe funksionet e LSDM-së në pushtetin qendror dhe lokal. Gjithkund ku nuk ka pasur rezultate, ne do të ndërhyjmë. Ndryshimet do të fillojnë nga udhëheqësia lokale dhe pastaj tek kryesia e lartë e partisë. Premtuam jetë për të gjithë dhe patjetër ta plotësojmë fjalën e dhënë. Do të bëhen mbi 3 ndryshime në qeveri. Me kohë do të japim edhe vendimet e ndryshimeve” tha kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Zaev gjithashtu tha se nuk planifikon të jep dorëheqje dhe se pret përgjigje nga BDI-ja për ndryshimet e partisë më të madhe shqiptare në pushtet por edhe nga Alternativa dhe PDSH-ja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori