LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqeu si i huazuar te Galatasaray, Bayerni ka marrëveshje për transferimin e talentit nigerian Onyekuru

Shkëlqeu si i huazuar te Galatasaray, Bayerni ka marrëveshje për transferimin e talentit nigerian Onyekuru

Bayern Munich ka mbetur pa dy veteranët Franck Ribery dhe Arjen Robben që janë larguar pas shumë vitesh qëndrim.

Dy sulmuesit anësorë kanë fituar gjithçka me Bayernin dhe largohen për t’i lënë vend futbollistëve të rinj që pritet t’i bashkohen gjigantit gjerman.


E lajmet e fundit që vijnë nga Gjermania bëjnë me dije se Bayerni ka gjetur zëvendësuesin e Riberys për krahun e majtë të sulmit.

Fjala është për sulmuesin e talentuar nigerian Henry Onyekuru që është nën pronësi të Evertonit, por që së fundmi ka qenë i huazuar te Galatasaray.

21-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion në futbollin turk ku ka shënuar 16 gola dhe ka bërë gjashtë asistime.

Mediat gjermane kanë raportuar se Bayerni ka marrëveshje për transferimin e Onyekurus për 40 milionë euro.

Everton e bleu në vitin 2017 nga Eupen lojtarin për tetë milionë euro, por që ai ende nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare me klubin anglez pasi fillimisht u huazua te Anderlecht ndërsa tani te Galatasaray.

Sulmuesi anësorë veçohet për shpejtësinë e tij dhe driblimet në krah, por ka treguar se di të jetë edhe një shënues mjaft i mirë.

Objektivi kryesor i Bayernit ishte ylli anglez i Chelseat, Callum Hudson – Odoi, por lëndimi i pësuar bëri që bavarezët të heqin dorë nga blerja e tij.

Gjithsesi përveç Onyekurus, Bayerni pritet ta transferojë edhe reprezentuesin gjerman Leroy Sane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori