Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, thotë se nëse Kosova nuk e heq taksën ndaj Serbisë, Serbia ka përgatitur masa tepër të fuqishme dhe të mprehta dhe që do t’i perdorë pas takimit të Parisit me një korrik.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i kërkoi presidentit të Serbisë Aleksandër Vuciq, që të reflektojë dhe të prezantojë qëndrime evropiane dhe jo të së kaluarës. Këtë deklaratë, kryeministri i Kosovës e bëri pas paralajmërimeve të Aleksandër Vuciqit për masa të rrepta ndaj Kosovës, nëse kjo e fundit nuk e heq taksën ndaj Serbisë në mënyrë që ti kthehet dialogut.
“Reflekto Z. Vuçiç! Është koha që të prezantosh vlera europiane dhe jo qëndrime, të cilat i ke prezantuar në të kaluarën, qëndrime këto që kanë shkaktuar tragjedi dhe dhimbje. Shteti i Kosovës është edhe shteti i serbëve të Kosovës, një shoqëri që ne e ndajmë së bashku. Neve na duhet shpresë dhe Kosova është gati për marrëveshje me të cilën pranohet realiteti i dy shteteve, në kufijt ekzistues dhe respekt reciprok”, shkroi në profilin e tij kryeministri kosovar, Haradinaj.
Reagimi i Haradinajt pasoi një takim në Beograd të Presidentit të Serbisë me rreth 140 përfaqësues të serbëve të Kosovës, përfshirë edhe katër kryetarët e rinj serb të komunave veriore, që fituan mbi 90 % të zgjedhjeve lokale të 19 majit.
Vuçiq, në një konferencë për mediat në Beograd tha, se Serbia ka përgatitur kundër masa ndaj Kosovës, në rast se kjo e fundit nuk e heq taksën ndaj prodhimeve serbe.
Këto masa, tha Vuciq do t’ia prezantojë në takimin e Parisit me një korrik, kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francëz Emannuel Macron, duke paralajmëruar se as në Paris nuk do të ketë dialog për Kosovën,nëse Kosova nuk i heqë taksat ndaj Serbisë.
“Hiqni taksat dhe do të bisedojmë për çfarëdo që të doni. Nëse nuk i hiqni taksat, ne mund të bisedojmë për motin e mirë ose motin e keq. Por, për dialogun nuk do të ketë bisedime derisa ta respektoni ligjin dhe derisa nuk filloni t’i respektoni normat e së drejtës ndërkombëtare publike. Në Paris kjo do të jetë porosia për kancelaren gjermane dhe për presidentin e francez, duke dëshiruar që dialogu në të ardhmen të ketë sukses”, tha Vuciq, transmeton RTS.
Presidenti i Serbisë, tha se shteti i tij ka përgatitur një sërë masash ndaj Kosovës, nuk tregoi se cilat janë masat, por tha se do ti zbatojë ato ndaj Kosovës pas takimit të Parisit, por tha se do të sigurohet që ato masa të mos i godasin serbët e Kosovës.
“Kemi përgatitur masa të fuqishme dhe të mprehta, por do të shohim që ato masa të mos i godasin serbët e Kosovës. Disa masa janë me karakter të kufizuar, por, disa masa të tjera që i kemi përgatitur janë tepër të fuqishme dhe të mprehta. Masat nuk do t’i zbatojmë deri në përfundimin e takimit në Paris. Detyra ime në Paris është që t’i njoftojë përfaqësuesit e Evropës, Gjermaninë, Francën dhe kancelaren Angela Merkel dhe presidentin Emannuel Macron, për përgjigjen e Serbisë pas 9 muajve të taksave anti-civilizuese dhe të paligjshme të Kosovës ndaj Serbisë”, është shprehur Aleksandër Vuçiq.
Katër kryetarët e komunave të veriut të Kosovës, që fituan në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, sërish thanë se mund të japin dorëheqje, ashtu siç vepruan në nëntorin e vitit të shkuar, nëse Prishtina nuk e largon taksën ndaj Serbisë dhe nëse për dorëheqje e marrin miratimin e Beogradit zyrtarë. Por, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u rekomandoi atyre që mos të ngutën dhe njëkohësisht uroi ata për fitoren dhe që sic tha “ruajtën unitetin e popullit serb në “unë u them që bëjeni punën tuaj dhe mos u ngutni. Ne po përgatitemi dhe do t’iu njoftojmë me vendimet e Beogradit pas takimit të Parisit. Plotë njerëz në Kosovë i presin gabimet tona fatale, në mënyrë që ta kapin veriun e Kosovës. Kjo nuk duhet të ndodhë”, tha Vuçiq.
Mirëpo, sipas shefit të zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, që ishte pjesëmarrës në këtë takim, kryetarët e rinj të komunave veriore në Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zvecan, Leposaviq dhe Zubin Potok, do t’i ushtrojnë funksionet e tyre dhe ata mund ta japin dorëheqje nëse nuk do të mund ti ushtrojnë funksionet e tyre, të penguar nga Prishtina.
“Në qoftë se ka presione të reja politike ekonomike dhe të sigurisë që do ta pengonin veprimin e kryetarëve, atëherë mbajtja e atyre pozitave do të ishte e pakuptimtë dhe natyrisht në këtë rast ata do t’i braktisin pozitat e tyre”, ka thënë Marko Gjuriq.
Ndaj këtij paralajmërimi të dorëheqjes së sërishme të kryetarëve serb të komunave veriore, ka reaguar kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, partia e të cilit është në qeveri.
Veseli tha, se “paralajmërimi i dorëheqjes nga kryetarët e sapozgjedhur të komunave të veriut të Kosovës, është një akt i pahijshëm dhe i dëmshëm, që cënon bashkëjetesën dhe stabilitetin e Kosovës”.
“Kjo deklaratë e dhënë prej tyre pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, dëshmon edhe njëherë qartazi mungesën e vullnetit të Beogradit për të ndërtuar paqe dhe fqinjësi të mirë. Me këtë rast, i bëj thirrje përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë, që të bëjnë detyrën e marrë përsipër si garantues për të bërë presion në mënyrë që Serbia të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel”, shkroi në profilin e tij, Kadri Veseli.
Sipas tij, “Kosova është një shtet model në mbarë Evropën sa i përket garantimit të të drejtave komuniteteve jo-shumicë dhe në këtë linjë”, tha ai do të vazhdojë me këmbëngulje që me procesin e dialogut final të zgjidhë problemet e së kaluarës me Serbinë duke siguruar njohjen dhe ulësen në OKB”. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos